Flash

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

"Marrëveshja me Meten është historike", Berisha: Veliaj do shkojë në plehrat e Sharrës

Lapsi.al 27 October 2022
"Marrëveshja me Meten është historike", Berisha: Veliaj

Kryetari i PD-së, Sali Berisha e quajti historike marrëveshjen me PL-në për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Pjese nga fjala e Berishes.

Do t'i japim Tiranës një parlament të fuqishëm të kryesuar nga qytetarë dhe politikanë të sprovuar. Me fjalë të tjera për të arkivuar në mënyrë figurative në plehrat e Sharrës, figurën me obskure që ka drejtuar Bashkinë e Tiranës që nga shpallja kryeqytet gjer sot, Erjon Veliajn. Ai në çdo vend e shtet ligjor me çdo ligj i takon të jetë në qeli dhe jo në garë elektorale. Me vjedhjet e tij monstruoze, me mashtrimet që i ka bërë qytetarëve të Tiranës, me shndërrimin në 10 qytetet më të pista të botës, në shndërrimin e kryeqytetit në qytetin në pozicionin e 245 më të keq të shërbimit shëndetësor. Veliaj, jo të endet rrugëve të Tiranës si një mashtrues, por të shkojë atje ku e ka vendin.

Jam i bindur që qytetarët e Tiranës do flasin për të gjitha këto. Nuk mund të lëmë pa thënë dy fjalë për Parlamentin inekzistent të Tiranës që drejtohet nga një zonjë që po të kishte një mbiemër të dytë do të quhej Romina Hije. Për të qytetarët nuk ekzistojnë. Ajo sikur është binjake me hijen. Merr fund kjo. PD do të mbështesë fuqimisht nismën referendare. Sot referendumi dhe demokracia direkt mbetet mjeti më kryesor për të shëruar, për të rikthyer demokracinë në Shqipëri, që është në agoni të plotë dhe ka zbritur nën nivelet e Kirgistanit. E konsideroj historike marrëveshjen, do të shënojë fillimin e fundit të regjimit të Ramës dhe Veliajt.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI