Flash

Kriza energjitike/ BE jep 80 milionë euro për Shqipërinë

Lapsi.al 27 October 2022
Kriza energjitike/ BE jep 80 milionë euro për Shqipërinë

Gjatë vizitës së saj në Tiranë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen prezantoi paketën prej 80 milion eurosh që unioni ka caktuar për t’i akorduar Shqipërisë për të përballuar krizën energjitike.

Këto fonde do të vijnë në drejtim të Shqipërisë, në formën e granteve.

Von der Leyen tha më pas, se pas muajit janar, do të jepen të tjera para. Plot 500 milionë euro në grante për të gjithë rajonin e Ballkanit.

Më herët në një postim në rrjetet sociale, shefja e KE, shkroi se Shqipëria është një ndër vendet e prekura nga lufta energjitike e Rusisë. Dhe, për këtë arsye BE i ka caktuar 80 milionë euro për të përballuar nevojat imediate.

“Fatmirësisht Shqipëria nuk ka fare varësi nga gazi rus, kjo për shkak të varësisë suaj nga sistemi hidrik. Por ndikimi vjen dhe në Shqipëri. Ne në BE kemi vendosur që e vetmja përgjigje që mund të japim është nëpërmjet unitetit dhe solidaritetit. Mbështetje të drejtpërdrejt buxhetore për të ndihmuar në zbutjen e çmimeve. Do të jenë 80 mln euro në grante. Ju keni një sistem për të ndihmuar familjet, por edhe bizneset e vogla. Pjesa e dytë ka të bëjë jo me mbështetjen e menjëhershme, por që do të vijë pas janarit, për energjinë, 500 mln euro në grante për të investuar në infrastrukturën energjetike”, deklaroi Von Der Leyen gjatë konferencës me Edi Ramën.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI