Flash

Kenan Thompson, sërish prezantues i 'People's Choice Awards'

Lapsi.al 27 October 2022
Kenan Thompson, sërish prezantues i 'People's Choice Awards'

Kenan Thompson do të prezantojë për të dytin vit radhazi çmimet e ardhshme People's Choice.

Në shtator, Thompson priti çmimin Emmy, i cili u transmetua në NBC .  “Jam shumë i emocionuar të presë sërish People's Choice Awards këtë vit dhe të festoj talentin dhe fansat e jashtëzakonshëm që bashkon ky shfaqje”, tha komediani në një deklaratë. “Jam shumë mirënjohës që dhe jam nominuar. Faleminderit të gjithë fansave. Urime për të gjithë të nominuarit.

Kenan është kandidat për një nominim në kategorinë e Comedy TV Star për shkak të punës së tij në SNL. "Vitin e kaluar, Kenan Thompson solli një energji të pazëvendësueshme në People's Choice Awards. Entuziazmi dhe pasioni i tij për kulturën pop dhe fansat ishte i dukshëm ," u shpreh Cassandra Tryon, një drejtuese e lartë në NBCUniversal Television.

Më parë, aktori ka qenë i nominuar për gjashtë çmime Emmy. Ai fitoi një në vitin 2018 për performancën e tij me këngën "Come Back, Barack" në SNL.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të prodhohet nga Den of Thieves së bashku me producentët ekzekutiv Jesse Ignjatovic, Evan Prager dhe Barb Bialkowski. Publiku lejohet të votojë për kandidatët e këtij viti në kategori të ndryshme deri më 9 nëntor./Lapsi.al

Marrë nga: Fox News

Të këshilluara

Rihanna rikthehet në tapetin e kuq

Rihanna solli në jetë fëmijën e saj të parë në maj të këtij viti. Që atëherë, ne kemi pritur me padurim rikthimin e këngëtares në jetën publike, sepse duhet thë...

18:42

Tom Hiddleston bëhet baba për herë të parë

Tom Hiddleston dhe Zawe Ashton kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku. “Tom dhe Zawe janë shumë të lumtur”, tha një burim për Us Weekly të mërkurën...

13:01

Rihanna i rikthehet muzikës

Rihanna i është rikthyer muzikës pas gjashtë vitesh. Ajo ndau lajmin me fansat përmes një video në Instagram. Klipi shfaqte një "R" të madh argjendi dhe zëri...

12:05

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI