Flash

Itali, narkotrafikanti shqiptar lirohet nga burgu, mjekët thonë se është i varur nga droga

Lapsi.al 27 October 2022
Itali, narkotrafikanti shqiptar lirohet nga burgu, mjekët thonë se

Dorian Petoku, narkotrafikanti shqiptar i cili pak kohë më parë me kërkesë të drejtësisë italiane u ekstradua nga Shqipëria në Itali pritet të dalë sot nga burgu.

Shkak për lirimin e tij është se sipas mjekëve ai është i varur nga lëndët narkotike e ka nevojë për një qendër rikuperimi.

Me akuzën si anëtar i grupit kriminal "Ponte Milvio", me veprim në Romë ai u dënua me 12 vite burg për hetimet e operacionit "Grande Raçordo Anulare".

I pajisur me byzylyk elektronik ai do të shoqërohet në qendrën e rehabilitimit terapeutik "Linea Punto Verde", në komunën e Morlupios në provincën romane.

Dorian Petoku u ekstradua në Itali në shtator të 2021 me fletëporositë e drejtësisë shqiptare që përcillnin certfikimin e mjekëve shqiptarë si ai është një vartës droge.

Avokatët e tij mbrojtës kanë kërkuar ekspertizën e mjekëve italianë që kanë analizuar flokët e Petokut ku janë gjetur gjurmë droge megjithëse ka tre vite që ai qëndron në burg, në Shqipëri e më pas në Itali.

Prokuroria e Romës ka prezantuar 5 herë kërkesat për të hedhur poshtë këto pretendime duke vënë në dyshim aktet e drejtësisë shqiptare e me rëndesën e rrezikshmërisë e profilit mjaft të lartë kriminal të Dorian Petoku, por që nuk është pranuar nga gjukatësi i cështjes i cili pak orë më parë ka marrë vendimin e dërgimit të shqiptarit në një qëndër rehabilitimi për vartësit e drogës.

Grupi kriminal i Ponte Milvios, drejtohej nga kapoultra i tifozerisë së Lazios, Fabrizio Piscitelli, i ekzekutuar në gusht të 2019 në një park në Romë.

Por ndaj Dorian Petokut rëndojnë dhe akuzat e Prokurorisë së Romës për trafikun e 7 tonë kokainë në hetimet "Brasile loë cost", por që autoritetet e drejtësisë shqiptare nuk lejojnë që të gjykohet në Itali.

Dorian Petoku, ka lindur në Lezhë i datëlindjes 1988, është kushëriri i Arben Zogut, një nga emrat më të njohur të narkotrafikut romane e krimit të organizuar në kryeqytetin italian./ Ora News

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI