Flash

Indeksi i zbatimit të ligjit/ Shqipëria, rrëshqitje drejt autokracisë

Lapsi.al 27 October 2022
Indeksi i zbatimit të ligjit/ Shqipëria, rrëshqitje drejt

Shqipëria vazhdon rrëshqitjen drejt autokracisë, edhe sipas organizatës World Justice, që publikoi indeksin e zbatimit të ligjit për vitin 2022.

Pas 9 vitesh në qeverisje, modeli Rama pozicionohet në vendin e 87 në botë dhe i fundit krahasuar me vendet e rajonit, gjykuar nga një seri kriteresh që tregojnë funksionimin e shtetit ligjor.

Bie në sy nga grafiku, distanca e largët nga shtetet e Bashkimit Europian ku kërkojmë të anëtarësohemi.

[caption id="attachment_771038" align="alignnone" width="1310"] Grafiku i World Justice per indeksin e zbatimit te ligjit[/caption]

Shteti ligjor më keq se në Republikën Socialiste të Vietnamit

Të ngjashëm me Shqipërinë janë shtete si Republika Socialiste e Vietnamit, që udhëhiqet ende nga Partia Komuniste dhe që renditet në vendin e 84.

Një vend më poshtë, 85, është Belize, një shtet i Amerikës Qëndrore me probleme të rënda me krimin dhe narko-trafikun.

Në vendin e 86 është Gambia, shtet i Afrikës Perëndimore dhe pas tyre, në vendin e 87, vjen Shqipëria.

Edhe në indeksin një viti më parë ishim të fundit në rajon dhe në Europë, por këtë vit pozicioni është përkeqësuar me 4 vende.

Afërsia e Ramës me Vuçiç dhe distanca me Albin Kurtin

Po të shohësh grafikët e World Justice ka një përputhshmëri në raportet e modelit të qeverisjes dhe marrëdhënies politike mes drejtuesve të shteteve.

Kështu, indeksi ka vendosur Shqipërinë 4 vende poshtë Serbisë që është renditur në vendin e 83, ndërsa Kosova është shumë herë më lart, në vendin e 57 në rang global.

Modelet e ngjashme të qeverisjes përkojnë me harmoninë që ekziston mes dyshes Rama-Vuçiç. Po kaq të njohura janë kundërshtitë që Kurti ka me të dy.

Shumë më poshtë në indeksin e zbatimit të ligjit është modeli Erdogan që qëndron i pozicionuar në vendin e 117 në botë.

Kriteret e vlerësimit, nga World Justice janë disa, por dy që kanë penalizuar Shqipërinë janë mungesa e llogaridhënies nga pushtetarët dhe korrupsioni.

“World Justice Project”, është një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI