Flash

Hakerat publikojnë fluturimet e kryeministrit Edi Rama jashtë vendit

Lapsi.al 27 October 2022
Hakerat publikojnë fluturimet e kryeministrit Edi Rama jashtë vendit

Hakerat kanë publikuar të dhënat e kryeministrit Edi Rama.

Në postimin e radhës në faqen "Homeland Justice" janë publikuar hyrje-daljet dhe letërnjoftimet e kreut të qeverisë.

Nga viti 2020 e këtej, udhëtimet e Ramës kanë qenë vetëm me avion personal, charter, duke mos preferuar shërbimin që ofrojnë kompanitë e tjera.

Që prej vitit 2021 Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të këtij viti që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platforma e shërbimeve online e-Albania.

Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare të vendit. Për këto sulme Shqipëria ka fajësuar Iranin dhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI