Flash

Spotify mbështet Kanye West: Nuk do të heqim muzikën e tij

Lapsi.al 27 October 2022
Spotify mbështet Kanye West: Nuk do të heqim muzikën e tij

CEO i Spotify, Daniel Ek ka deklaruar se nuk ka në plan të heqë muzikën e Kanye West nga gjigandi i transmetimit. Duke iu përgjigjur thirrjeve për të hequr artisti, Ek këmbënguli se do të ishte një problem vetëm nëse "komentet e tmerrshme" të tij do të transmetoheshin në Spotify.

"Muzika e tij nuk shkel politikën tonë," tha Ek për materialin e Ye në platformë. "I takon labelit të tij, nëse duan të ndërmarrin veprime apo jo. Nëse do të bëhej një kërkesë e tillë, natyrisht që ne do të respektojmë dëshirat e tyre", këmbënguli ai. Labeli Def Jam e Universal Music zotëron të drejtën e autorit për regjistrimet e West nga viti 2002 deri në vitin 2016. Pa bërë thirrje që muzika e reperit të hiqet, labeli theksoi: “Nuk ka vend për antisemitizëm në shoqërinë tonë”.

Kanye është larguar nga agjencia e talenteve CAA si dhe markat gjigante të modës si Balenciaga dhe GAP. Të hënën, ai humbi gjithashtu statusin e miliarderit pasi Adidas hoqi dorë nga partneriteti me të.

Spotify është përballur në të kaluarën me reagime kur ndëshkoi muzikantët për sjelljen e tyre. Shërbimi i transmetimit hoqi muzikën e R Kelly nga listat  pas akuzave për sjellje të pahijshme se8suale./Lapsi.al

Të këshilluara

Rihanna rikthehet në tapetin e kuq

Rihanna solli në jetë fëmijën e saj të parë në maj të këtij viti. Që atëherë, ne kemi pritur me padurim rikthimin e këngëtares në jetën publike, sepse duhet thë...

18:42

Tom Hiddleston bëhet baba për herë të parë

Tom Hiddleston dhe Zawe Ashton kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku. “Tom dhe Zawe janë shumë të lumtur”, tha një burim për Us Weekly të mërkurën...

13:01

Rihanna i rikthehet muzikës

Rihanna i është rikthyer muzikës pas gjashtë vitesh. Ajo ndau lajmin me fansat përmes një video në Instagram. Klipi shfaqte një "R" të madh argjendi dhe zëri...

12:05

Britney Spears sulmon Selena Gomez: Hipokrite

Britney Spears ka sulmuar së fundmi Selena Gomez. Ajo kritikoi këngëtaren për një fjalim që mbajti  në American Music Awards 2016.“Nuk dua t’i shoh trupat tu...

16:52

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI