Flash

COVID-19/ Asnjë humbje jete dhe 22 të infektuar

Lapsi.al 27 October 2022
COVID-19/ Asnjë humbje jete dhe 22 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë përditësimin e saj të përditshëm në lidhje me situatën e virusit COVID-19 në vend për 24 orët e fundit.

Ministria bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga 501 testime të kryera rezulton se nuk ka pasur asnjë humbje jete nga virusi, ndërsa raporton se 22 qytetarë janë infektuar dhe 27 te tjerë janë shëruar përfundimisht.

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 501 testime, 22 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 27 të shëruar në 24 orët e fundit

27 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 501 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto bashki:

11 në Tiranë, 4 në Durrës, 3 në Poliçan, 2 në Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Lushnje, Selenicë.

Janë 233 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,897 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 27 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 22

Të shëruar në 24 orë 27

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 501

Testime totale 1,995,648

Raste pozitive 331,723

Raste të shëruara 327,897

Raste Aktive 233

Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 153

Vlorë 19

Gjirokastër 13

Berat 11

Durrës 11

Fier 10

Shkodër 7

Elbasan 4

Lezhë 4

Kukës. 1

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI