Flash

Britney Spears i kërkon falje Selena Gomez për postimin e saj

Lapsi.al 27 October 2022
Britney Spears i kërkon falje Selena Gomez për postimin e saj

Britney Spears ka sqaruar së fundmi postimin e saj pasi u aludua se i drejtohej Selena Gomez.

"Më lejoni të sqaroj se unë ndaj bindjet e mia për gratë që gjykojnë gratë e tjera për të drejtat e tyre ," filloi Spears. “Ajo që thashë nuk kishte të bënte fare me dikë specifik. Ishte qartë një temë me të cilën të gjitha gratë duhet të merren. Shikoni unë kthehem shumë prapa me muzikën!!! Unë sinqerisht i referohem ditëve të mia kur isha më e re dhe u diskriminova ashpër. Burrat në intervista diskutonin për gjoksin tim. Jam e sigurt që Selena ka kaluar diçka shumë të ngjashme.”

Përdoruesit e mediave sociale menduan se postimi origjinal i Spears i drejtohej Gomez bazuar në një fjalim që kjo e fundit bëri në American Music Awards 2016. Artistja u tha vajzave të reja se "nuk donte të shihte trupat e tyre" në Instagram. Britney shpërndau videon muzikore "Ice Cream" të vitit 2020 të Gomez të filmuar me grupin e vajzave K-pop Blackpink.

"Ato thonë: "Kjo nuk është diçka që unë do të bëja". Por ,ato gra janë ato që bëjnë video për lëpirjen e akullores ", argumentoi ajo, duke shtuar se duhet të jetë në dorën e grave që të zgjedhin se si dëshirojnë të "përparojnë" me "trupat e tyre të bukur". Mirëpo, të mërkurën, Spears shpjegoi se komenti i saj "akullore" kishte të bënte me videoklipin e Kelis të vitit 2004 për "Milkshake".

“Unë i fuqizoj gratë që të shfaqin trupin e tyre si të duan. Kërkoj falje, por nuk e kisha për videon ka bërë  Selena Gomez, të cilën sinqerisht e shikoj dhe kam aq shumë respekt për të.”Gomez ende nuk i është përgjigjur postimeve të saj./Lapsi.al

Të këshilluara

Rihanna i rikthehet muzikës

Rihanna i është rikthyer muzikës pas gjashtë vitesh. Ajo ndau lajmin me fansat përmes një video në Instagram. Klipi shfaqte një "R" të madh argjendi dhe zëri...

12:05

Britney Spears sulmon Selena Gomez: Hipokrite

Britney Spears ka sulmuar së fundmi Selena Gomez. Ajo kritikoi këngëtaren për një fjalim që mbajti  në American Music Awards 2016.“Nuk dua t’i shoh trupat tu...

16:52

Kanye West bie nga rangu i milionerit

Kanye West ka humbur statusin e miliarderit tani që Adidas ka ndërprerë partneritetin me të. “Adidas nuk e toleron antisemitizmin dhe çdo lloj tjetër të gjuh...

15:48

Will Smith drejt pajtimit me Chris Rock

Pas incidentit në Oscar, Will Smith është përpjekur të bëjë paqe me Chris Rock. Aktori i humorit ka bërë turne dhe ka bërë disa shaka për ngjarjen që tronditi b...

13:31

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI