Flash

Berisha zbulon ç’po ndodh me bisedimet Bardhi-Paloka

Lapsi.al 27 October 2022
Berisha zbulon ç’po ndodh me bisedimet Bardhi-Paloka

Kreu i Partisë Demorkatike, Sali Berisha deklaroi se bisedimet brenda PD-së po vazhdojnë. I ftuar në emisionin "Open", Sali Berisha është ndalur te situata brenda PD. Ai pranoi se është e shtensionuar, por shtoi se ende ka diskutime mes palëve. Berisha tha se nëse Enkelejd Alibeaj dhe mbështetësit e tij zgjedhin që të grupohen, mund të shpallin një fraksion.

"Nuk ka njoftime zyrtare sepse janë brenda grupit. Janë brenda partisë. Janë brenda anëtarëve të një partie. Këto janë midis partive të ndryshme. Gjithçka është në kuadrin e një statuti të një partie.

Me këtë statut ata kanë çdo të drejtë që ka Paloka apo Berisha. Në qoftë se ata grupohen në një platformë të tyre, kanë të drejtë të shpallin fraksionin. Kur statuti u njeh të drejtën e fraksionit, statuti i lejon ata të kenë mendimet e tyre, t’i paraqesin mendimet e tyre dhe t’i debatojnë mendimet e tyre.

Zgjidhja e problemit është brenda statutit. Kanë të drejtë të krijojnë fraksion pa më pyetur e pa marrë leje nga askush. Se çfarë pretendon ai është krejt tjetër, por Statuti nuk përjashton njeri. Berisha mund të donte që disa prej tyre të ishin jashtë PD, por statuti nuk pranon përjashtimin," - tha Berisha.

“Secili prej tyre ka të drejtë të kandidojë për kryetar bashkie e të propozojë emra për kryetarë apo këshilltarë. Këtu është krejt tjetër. Askush me gjithë qëndrimin e tyre nuk mund t’i përjashtojë. Kemi një statut demokratik që pranon fraksionin.

Unë i ftoj të përfitojnë nga të gjitha të drejtat që u njeh statuti. Nuk u them krijoni fraksion. Për të treguar se janë të mbrojtur. Në primare do votojnë simpatizantë dhe anëtarësia. U shkelmua statuti nga Basha e u krijuan probleme” – tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI