Flash

137 kg kokalnë/ Pse u arrestua biznesmeni Gentian Malindi

Lapsi.al 27 October 2022
137 kg kokalnë/ Pse u arrestua biznesmeni Gentian Malindi

Arrestohet në Vorë biznesmeni Gentian Malindi, të cilin Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion e ka marrë të pandehur, pasi dyshohet si porositësi i 137 kg kokalnë të kapur në Portin e Durrësit. Deri më sot ai ishte në arrati.

Bashkë me Malindin, të pandehur janë marrë edhe peshkatari Altin Myslihaka dhe punonjësi i sigurisë në Portin e Durrësit, Adrian Bega, të cilët dyshohen si të implikuar në ngjarje.

Kujtojmë që 137 kg kokainë u zbulua në Portin e Pireut dhe u zëvendësua me oriz nga uniformat blu.

Këta të fundit mbajtën nën vëzhgim lëvizjet e kontejnerit, deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës.

Biznesmeni dyshohet se ka dalë garant për të marrë ngarkesën nga kontejneri. Gjithashtu Malindi ka dalë garant për ta dërguar në destinacionin e përcaktuar nga grupet kriminale.

Pasi vuri re që në pako kishte oriz dhe lokalizues satelitor ai e hodhi çantën nga automjeti. Por, ishte në vëzhgim nga Forcat Operacionale Speciale.

Lexo më tej: 137 kg kokainë në Durrës, reagon babai i Gentian Malindit: Pas drogës mund të fshihet Edi Rama, oficeri qante dje si fëmijë 

Lexo më tej: Akuzohet si porositësi i 137 kg kokaine, GJKKO pezullon çështjen ndaj Gentian Malindit 

Lexo më tej: Po priste ngarkesën me 1.2 ton kokainë, arrestohet shqiptari në Belgjikë 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI