Flash

Vrasja e vëllezërve Bilali në Shkodër, Gjykata vendos 7 vite burg për Arsen Stojkun

Lapsi.al 26 October 2022
Vrasja e vëllezërve Bilali në Shkodër, Gjykata vendos 7 vite

Për vrasjen e vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, Gjykata e Shkodrës ka shpallur vendimin për Arsen Stojkun, një nga personat e arrestuar për këtë ngjarje të ndodhur në 30 Mars të 2019. Togat e zeza në Shkodër gjatë shpalljes së vendimit kanë ndryshuar cilësimin ligjor të veprës penale nga vrasje në rrethana të cilësuara, në bashkëpunim, dhe e ka dënuar për akuzën e “përkrahjes së autorit të krimit”, duke e dënuar me vetëm 7 vite burg.

Gjatë procesit gjyqësorë prokuroria kishte kërkuar që Stojku të dënohet me 35 vite burg duke e akuzuar si bashkëpunëtor të Ibrahim Licit në këtë ngjarje.

Sipas dosjes hetimore, personi që qëlloi ndaj Brahimit dhe Astrit Bilalit duke i lënë të vdekur në vend është Arsen Stojku. Organi i akuzës ka dalë në këtë konkluzion nga një analizë ADN-je, të gjetur në një bidon ujë në makinën me të cilën autorët u larguan pasi ekzekutuan dy vëllezërit.

Ndërkohë si organizator i ngjares dyshohet Ibrahim Lici, i cili dyshohet se fshihet në shtetin Turk. Duke qenë se të dyshuarit e tjerë nuk janë arrestuar çështja ndaj tyre është e pezulluar.

Vëllezërit Bilali u vranë në rrugicën e lagjes së tyre ne Kiras ndërsa ishin duke shkuar tek motra. Ndaj tyre u qëllua me bresheri automaktiku sapo kishin hypur në automjet.

Shkak i krimit dyhohet të kenë qenë përplasjet mes grupeve kriminale në Shkodër. Familjarët kanë dorëzuar ankim në Apelin e Shkodrës kundër vendimit të dhënë në shkallën e parë./Tvklan

Të këshilluara

28 ministri, votohet qeveria e re në Serbi

Parlamenti i Serbisë ka votuar të mërkurën për Qeverinë e re, e cila do të ketë prioritet investimet në infrastrukturën e energjisë dhe anëtarësimin në Bashkimi...

18:56

Vetëm 31 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rre...

17:43

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI