Flash

Rita Ora dhe Taika Waititi, prezantuesit e MTV EMA 2022

Lapsi.al 26 October 2022
Rita Ora dhe Taika Waititi, prezantuesit e MTV EMA 2022

Rita Ora dhe Taika Waititi do të jenë prezantuesit e MTV EMA 2022. Eventi do të mbahet më 25 tetor në Dyseldorf, Gjermani.

"Ne jemi shumë të lumtur që do të presim MTV EMA-të e këtij viti, për të festuar muzikantët dhe performancat më të mira nga e gjithë bota," u shpreh cifti , në një deklaratë për shtyp. “Mezi presim ta ndajmë mbrëmjen me të gjithë këta artistë të talentuar”.

“Jam e emocionuar që jam rikthyer si pritëse dhe ndarja e skenës me Taika e bën atë edhe më të veçantë”, shtoi artistja.

Njoftimi vjen dy muaj pasi një burim i tha E! News se Ora dhe Waititi janë martuar. Ndërsa dyshja, e cila ndezi për herë të parë thashethemet për romancë vitin e kaluar, ende nuk folur për dasmën, ajo vuri në dukje se është "shumë e dashuruar" me Waititi në episodin e 20 shtatorit të podcast-it të Jaime Winstone's Greatest Night Ever.

“E dua e dashurinë”, u shpreh Rita Ora. "Unë kam qenë gjithmonë një besimtare dhe gjithmonë kam dashur përrallën. Prindërit e mi kanë qenë së bashku për më shumë se 30 vjet. Kështu që për mua, ishte gjithmonë: dashuria, gjetja e një partneri. Pra, jam shumëe lumtur që e gjeta. E bëra atë zgjedhje. Më bëri të lumtur. Dhe unë e dua Taika.

Shfaqja e çmimeve do të transmetohet drejtpërdrejt në MTV në më shumë se 170 vende, në të gjithë SHBA, Amerikën Latine dhe Evropë dhe në Comedy Central në Gjermani më 13 nëntor./Lapsi.al

Të këshilluara

Kanye West humb statusin e miliarderit

Kanye West ka humbur statusin e miliarderit tani që Adidas ka ndërprerë partneritetin me të. “Adidas nuk toleron antisemitizmin dhe çdo lloj tjetër të gjuhës...

12:14

Kate Middleton e preferuara e britanikëve

Kate Middleton me sa duket sundon zemrat e britanikëve, pasi Princesha e Uellsit la pas Mbretëreshën Consort dhe Meghan Markle në një sondazh kombëtar për fusha...

10:27

Kjo video e Kat Perry bëhet virale (VIDEO)

Një video shqetësuese po qarkullon në internet, ku shihet këngëtarja Katy Perry duke u përballur me një lloj problemi me syrin e saj të djathtë, teksa performon...

16:28

Kim Kardashian vijon sulmin ndaj Kanye West

Kim Kardashian theu heshtjen pasi ish-bashkëshorti i saj Kanye West bëri disa komente antisemitike në rrjetet sociale dhe në intervista. Siç pritej, Kim mbajti ...

15:40

Camille Vasquez braktis Kanye West

Avokatët e divorcit të Kante West kanë hequr dorë nga puna për reperin për shkak të protestave të tij të vazhdueshme antisemitike. Reperi është braktisur edh...

14:57

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI