Flash

Meta-Ramës: Do ia fus projektligjet aty ku i shijojnë

Lapsi.al 26 October 2022
Meta-Ramës: Do ia fus projektligjet aty ku i shijojnë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u tregua i ashpër sot pasi u pyet për dy iniciativat që janë në kuvend lidhur me përjashtimin e kryetarëve të partive që kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit.

Duke folur në një konferencë për shtyp ai bëri një paralajmërin edhe për ata që do të prekin votat.

“Ligjet që bën djali i Kristaqit, Edvin Kristaq Rama, ligjet që bën nipi i Spiro Kolekës, unë me tolerancën më të madhe do tia fus atje ku e shijon më shumë ai. Të gjithë ata që mendojnë se do ekzekutojnë pluralizmin politik do të kenë fatin e Musolinit. Dhe, fatin e Klaretës, dashnores së Musolinit. Parlamenti i Tiranës sa të mblidhet i ka gati 10 komisione hetimore dhe 1 komision është për Bashkinë e Tiranës që ka të bëjë me korrupsionin e dosjeve. Sa i takon Ram-bashistëve vrimë miu nuk do të ketë për ta. E di Rama që unë i mbaj premtimet. Piktori i Sigurimit të Shtetit, Edvin Kristaq Rama duhet ta dijë shumë mirë që do të përgjigjet deri në një për shkeljet e ligjit. Ai e di, por e bën që të trimërojë të tjerët, do ti përdorë siç përdori Sajmirin, Lefterin dhe Alqin”. Kështu u shpreh Meta.

Sipas tij “kushdo që do të guxojë të prekë votën e qytetarëve do të përfundojë si Musolini me Klaretën. Klareta është ai i 17 majit, që u mbyllën bashkë atje. E dinë gjithë shqiptarët dhe demokratët se kush është”. 

Lexo më tej: Meta: Paketa fiskale, tentativë fashiste 

Lexo më tej: Dosjet, reagon Meta: Rilindasit mavi të “mprehin” brisqet 

Të këshilluara

Meta: Paketa fiskale, tentativë fashiste

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar si tentativë fashiste të qeverisë paketën fiskale. Në një konferencë për mediat, Meta tha se kërcënimi i kryemi...

12:12

Emërohet drejtori i ri i Postës Shqiptare

Ardit Demiri do të jetë drejtori i ri i përgjithshëm i Postës Shqiptare. Pas disa muajsh nga shkarkimi nga detyra e Ervin Bushatit, vjen emërimi i ri nga kryemi...

14:02

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI