Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Dështimi i ndërkombëtarëve të Tiranës

Lapsi.al 26 October 2022
Dështimi i ndërkombëtarëve të Tiranës

Ndërkombëtarët në Tiranë kanë filluar të korrin frytet e hidhura të asaj që kanë mbjellë për një kohë të gjatë me mbështetjen e Edi Ramës. Diplomatët e vendosur këtu po rudhin gjithnjë e më tepër buzët me qëndrimet e kryeministrit për ndërhyrjet e tyre në institucionet e drejtësisë së re. Ata kanë ngërç për t'u raportuar shefave të tyre, se si qeveria shqiptare nuk po i përfill paralajmërimet e shtuara të Brukselit, Berlinit, Parisit dhe Londrës, për të mos mos bërë një amnisti fiskale dhe penale për paratë e pista. Ata po vërejnë me dhimbje se si njerëz që deri dje i përkrahnin, si ish drejtori i policisë, apo kreu i SHISH, po spastrohen nga administrata e vendit.

Lexo me tej:

Intervista/ Eskobar tenton shërimin e marrëdhënies Rama-Kim

Publikisht, sëpaku në këto 3 pika, sfida e kryeministrit shqiptar ka qenë e hapur dhe arrogante. Ndonëse në formë ai ka të drejtë, pasi reforma në drejtësi nuk u bë që ambasadorët të qëndrojnë pas dere sa herë gjykatat marrin një vendim; ndonëse parimisht ai nuk gabon kur ua përplas në sy me guximin e një sovranisti, se paratë e krimit shqiptar nuk kanë pse i gëzojnë britanikët përpara hasianëve, sërish, në këto qëndrime, ka një devijim nga shinat e mëparshme.

Tani ka ardhur koha që edhe burokratët e vegjël që merren me punët e Shqipërisë të kuptojnë se janë në zanafillë të këtij ndryshimi kursi. Sepse me qëndrimet e tyre për një kohë të gjatë, me mbështetjen pa kusht që i kanë dhënë, ata e kanë transformuar yes-manin e dikurshëm në një njeri të aftë për t'u rebeluar.

Për një kohë të gjatë diplomatët e Tiranës dhe shefat e tyre në qendër kanë vazhduar ta konsiderojnë një histori suksesi reformën në drejtësi, që pushteti po e kapte, përditë nga pak, deri sa e solli në pikën që qytetarët nuk besojnë më tek kjo fabul e dalë boje.

Sondazhi surprizues/Shqiptarët e kanë humbur besimin tek reforma në drejtësi

Ata kanë mbyllur sytë përballë degradimit të shpejtë të demokracisë, blerjes së mediave, korruptimit të shoqërisë civile dhe tkurrjes së parreshtur të lirive.

Ata i kanë quajtur normale, si zgjedhjet lokale moniste, po ashtu edhe parlamentin ku një shportë karavidhesh luanin rolin e opozitarëve fallco.

Ata, në rastin më të mirë janë treguar indiferentë dhe në atë më të keq kanë përshëndetur “fitoren historike” për zgjedhjet e blera me paratë e drogës dhe të dhunuara me banda si ato të Elbasanit.

Ata kanë dëshmuar zell në goditjen sistematike të çdo opozitari, që kur i etiketuan liderët e PD-së dhe LSI-së si njerëz që punonin kundër interesit të popullit të tyre e deri tek manovra e ndyrë dhe përçarëse e “non gratas”. 

Pra, në këto 9 vite qeverisje, ata kanë toleruar asgjesimin e të gjitha kundër pushteteve dhe dobësimin e skajshëm të opozitës duke ndihmuar me duart e tyre formëzimin e një autokrati të pakontrollueshëm. 

Video/ “Përplasja” Rama-Kim, dueti i reformës së vdekur të drejtësisë

Sot Edi Rama nuk i trembet më as ndëshkimit ligjor, nga një drejtësi që e ka vënë nën këmbë, as atij politik, nga një opozitë e telendisur dhe e përçarë. Partnerët tanë për herë të parë në këto tre dekada kanë lëshuar levën që gjithmonë e kanë pasur në duar, mundësinë për të ushtruar presion mbi një lider që u devijon nga shinat. Duke miratuar ose pranuar në heshtje rafshimin gjithçkaje përreth Edi Ramës, ata kanë përgatitur ditën kur ai do t'i sfidonte publikisht dhe në mënyrë moskokëçarëse.

Si rezultat i kësaj trajektoreje u prodhua grisja e marrëveshjes së 5 qershorit, të cilës i afishuan fytyrat ambasadorja amerikane, homologu i saj anglez dhe ai i BE, për të ndryshuar më pas, në mënyrë të njëanëshme rregullat e zhvillimit të lojës zgjedhore. Si pasojë e kësaj është mendësia shpërfillëse se raportet e Departamentit të Shtetit janë kotësira që riprodhohen me “copy paste”, vit pas viti, apo denduria e kritikave ndaj një BE-je jo funksionale dhe busullhumbur.

Amnistia fiskale/ Tërheqje apo përplasje me ndërkombëtarët

Prandaj, tani, diplomatët perendimorë po shohin me habi, se si njeriu që dikur u thoshte se ua ka firmosur letrën e bardhë për të reformuar drejtësinë shqiptare, tani u tregon kufirin e mos përzieries në të. Prandaj ata po ndihen të sfiduar, kur e shohin se apelet për të mos e shndërruar Shqipërinë në një lavatriçe të parave të krimit, bien në vesh të shurdhër.

Ata i kanë krijuar kushtet që kjo të ndodhte një ditë. E ndonëse kurrësesi shqiptarët nuk mund të shfajësohen duke ua lënë fajin ndërkombëtarëve për regjimin që është instaluar në Tiranë, as këta të fundit, nuk mund të bëjnë sikur u gdhinë një ditë papritur dhe u ndeshën përballë me një autokrat. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

Demokracia jonë si tirani e shumicave

Debatet e fundit politike si në gjirin e opozitës por edhe jashtë saj kanë forcuar idenë se demokracia në thelb është respektimi i vullnetit të shumicës. Berish...

13:33

PD, misioni i pamundur i bashkimit pa kushte

Elektorati opozitar po miklohet me iluzionin se dy grupimet rivale në PD kanë filluar të dialogojnë për të sheshuar kontradiktat dhe se të gjithë janë dakord, p...

17:22

Një sondazh që rrëzon tre mite politike

Sondazhi i fundit i botuar nga Euronews (shiko ketu) rrëzon tre mite që prej kohësh popullojnë sferën tonë politike. Së pari rezultatet e sondazhit rrëzojnë mit...

15:01

Një fjalim për të kthyer Thaçin në skenë

Fjalimi i fortë i Edi Ramës përpara Këshillit të Evropës pati dy mesazhe: një publik dhe një të fshehur. Për të parin kryeministri shqiptar foli shumë qartë. Ai...

19:52

TiRama, si dhuna e parasë mbi shijen

Mbrëmë në pjesën e tretë të emisionit “Opinion” po shikoja një kronikë reklamë që tregonte për kullën më të re dhe me të lartë që do të ngrihet në qendër të kry...

13:58

Ndryshimi që vjen nga poshtë

Idea se në Shqipëri është e pamundur të sendërzohet një alternativë politike jashtë dyshes PS-PD dhe satelitëve të tyre buron nga konceptimi thellësisht elitist...

16:53

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43