Flash

Aksident në autostradën Lushnjë-Fier, ndërron jetë 59-vjeçari

Lapsi.al 26 October 2022
Aksident në autostradën Lushnjë-Fier, ndërron jetë

Një 59-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor në autostradën Fier-Lushnjë. Viktima i cili është identifikuar si Qemal Shala, ishte duke udhëtuar me motor. Ai është përplasur për vdekje me një mjet bujqësor. Uniformat blu bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:40.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 10:40, në fshatin Bishqethëm, Lushnjë, motomjeti me drejtues shtetasin Q. Sh., 59 vjeç, banues në fshatin Kaskadë, Lushnjë, është përplasur me një mjet bujqësor tip zetor me drejtues shtetasin J. P.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

Emërohet drejtori i ri i Postës Shqiptare

Ardit Demiri do të jetë drejtori i ri i përgjithshëm i Postës Shqiptare. Pas disa muajsh nga shkarkimi nga detyra e Ervin Bushatit, vjen emërimi i ri nga kryemi...

14:02

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI