Flash

U kap me 500 mijë euro/ Shoferi: Unë në burg, pushtetarët të lirë

Lapsi.al 25 October 2022
U kap me 500 mijë euro/ Shoferi: Unë në burg, pushtetarët

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Elidon Çelën. Ky i fundit është shoferi dhe njëkohësisht pronari i autobusit të linjës Itali-Shqipëri, ku disa ditë më parë Policia Kufitare në Portin e Durrësit zbuloi dhe sekuestroi 522 000 euro të fshehura në brendësi të autobusit.

Gjatë seancës për vlerësimin e masës bëhet e ditur se i akuzuari për pastrim të produkteve të veprës penale, ka deklaruar se shuma prej 522 000 euro janë produkt i punës së tij të ndershme dhe të familjes së tij dhe se nuk janë të ardhura të grupeve apo personave të inkriminuar në aktivitete të paligjshme.

“Ka pushtetarë që i vjedhin shtetit 4 milionë euro dhe lëvizin të lirë, ndërsa unë në burg me paratë e mia”. U shpreh Çela.

Avokati i tij, Gramoz Lika, tha pas seancës: “Shoferi pretendon se ka 27 vite që punon në Itali familjarisht. Lekët janë kursime ndër vite dhe i kishte sjellë që të investonte në Shqipëri”. 

Ndërkohë, për dy ndihmësit e shoferit Elidon Çela, gjykata vendosi lirimin. Vendimi erdhi pasi rezultoi se nuk kishin dijeni për fshehjen e shumës prej 522 000 eurosh.

Lika u shpreh se vendimi do të apelohet.

Lexo më tej: Si u zbuluan 522 mijë euro në tavanin e autobusit në Durrës 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI