Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Qeveria e re e Serbisë betohet sot në Kuvend

Lapsi.al 25 October 2022
Qeveria e re e Serbisë betohet sot në Kuvend

Deputetët e Kuvendit të Serbisë sot do të nisin një seancë të posaçme dhe në rend dite është zgjedhja e Qeverisë së re të Serbisë, e cila për herë të tretë do të drejtohet nga Ana Brnabiç, e cila do ta paraqesë ekspozimin dhe propozimin e saj ministror në fillim të këtij viti. Sipas propozimit të dërguar në kuvend, qeveria e re përveç kryeministrit do të ketë edhe 28 ministra të tjerë, tre prej të cilëve janë pa portofol. Zëvendëskryeministri i parë do të jetë Ivica Daçiç, i cili do të jetë edhe shefi i diplomacisë, ndërsa nënkryetarët e propozuar janë ministri i Financave Sinisha Mali, Ministrja e Kulturës Maja Gojkoviç dhe Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç, i cili deri më tani ishte kryetar i komunës së Novi Sadit.

Ministrja e Drejtësisë Maja Popoviç, Ministrja e Mbrojtjes së Mjedisit Irena Vujoviç, Ministri i Arsimit Branko Ruziç dhe Ministri i Kujdesit për Fshatin Milan Krkobabiç mbajtën postet dhe portofolet e tyre ministrore. Shefi i mëparshëm i diplomacisë, Nikola Selakoviç, do të kalojë në pozitën e ministrit të Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Darija Kisiç Tepavçeviç do të jetë përgjegjëse për kujdesin për familjen dhe demografinë, ndërsa Tomislav Momiroviç nga trafiku në departamentin e tregtia e brendshme dhe e jashtme.

Fytyrat e reja në qeveri do të jenë ministrja e Bujqësisë, Jelena Tanaskoviç, e cila vjen nga posti i Sekretares së Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Mjedisit, si dhe Dubravka Djedoviç Negre, e cila vjen nga pozita e anëtares së Bordit Ekzekutiv të NLB Komercijalna banka merr përsipër energjinë. Qeveria e tretë e Ana Brnabiq do të ketë tre ministra pa portofol, përkatësisht Novica Tonçeç dhe Djordje Miliceviç nga SPS, si dhe Edin Djerlek, ish-kreu i kabinetit të myfti Muamer Zukorliç dhe zëdhënës i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim.

 

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI