Flash

Pas kritikave, Kim Kardashian reagon ndaj postimeve të Kanye

Lapsi.al 25 October 2022
Pas kritikave, Kim Kardashian reagon ndaj postimeve të Kanye

Kim Kardashian ka folur së fundmi për gjuhën e urretjes pas fyerjeve antisemitike të ish-bashkëshortit të saj Kanye West.

"Unë qëndroj së bashku me komunitetin hebre dhe i bëj thirrje dhunës së tmerrshme dhe gjuhës së urrejtjes ndaj tyre që të marrë fund të menjëhershëm," shkroi ajo në Instagram Story. Motrat e saj Khloé Kardashian, Kendall Jenner, Kylie Jenner dhe nëna e saj, Kris Jenner, gjithashtu ndanë deklarata të ngjashme në mediat e tyre sociale duke dënuar antisemitizmin.

Reagimi i Kim vjen pas kritikave ndaj saj për  situatën. Këngëtari  Boy George i kërkoi themelueses së SKIMS të fliste rreth polemikës. Ai postoi në Instagram  se ishte i tmerruar që nuk kanë dalë më shumë artistë për të kundërshtuar mendimin e reperit.”

“Jam i tmerruar që Kim Kardashian nuk ka dalë dhe nuk ka shtuar zërin e saj në këtë debat. Kjo grua ka fëmijë me Kanye. Kështu që ajo duhet të kuptojë si nënë se si është për fëmijët e vegjël hebrenj të dëgjojnë komente. Sa demoralizuese dhe e tmerrshme duhet të jetë, “tha ai.

Këngëtari vazhdoi: “Si një homoseksual kam përjetuar vite paragjykimesh.Kështu që ideja për t’ia bërë këtë dikujt tjetër bazuar në racën, ngjyrën, seksualitetin ose gjininë e tyre është e tmerrshme për mua. Duhet  të jetë e tmerrshme edhe për ty.”

Kim paraqiti kërkesë për divorc nga West në shkurt 2021. Ajo u deklarua ligjërisht beqare në mars 2022. Kanye është akuzuar për sjellje të pahijshme ndaj saj pas ndarjes së tyre. Ai shpesh e ka akuzuar në media se e ka ndaluar të takojë fëmijët e tyre:North, West, Çikago dhe Psalm./Lapsi.al

Të këshilluara

Bie Whatsapp në rang global

WhatsApp, aplikacioni i mesazheve në pronësi të Facebook Meta, pësoi një ndërprerje globale. Problemet u zbuluan fillimisht rreth orës 03:17 të mëngjesit, si...

10:51

Babai i Jeffrey Dahmer kundër Netflix

Babai i  Jeffrey Dahmer po konsideron të padisë Netflix për serialin rreth djalit të tij. Lionel Dahmer thuhet se është i mërzitur që nuk u kontaktua kurrë n...

18:14

Raoul Bova akuzohet për evazion fiskal

Aktori italian Raoul Bova po akuzohet për evazion fiskal dhe deklarim të rremë. Aktori i është shmangur tatimit të 417 mijë eurove në vitin 2011. ...

17:23

Një i dashur i ri për Fjolla Morinën

Fjolla Morina nuk mund të qëndrojë në vetmi. Duke qënë se kaloi një periudhë mjaft intesive dhe ndoshta stresuese, një dashuri e rendoshta është shpëtimi. Në am...

12:51

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI