Flash

Parashikimi i motit: Diell dhe temperatura të larta

Lapsi.al 25 October 2022
Parashikimi i motit: Diell dhe temperatura të larta

Kushtet e qëndrueshme atmosferike që kanë përfshirë vendin tonë do të vijojnë të diktojnë motin në Shqipëri, duke sjellë orë të shumta me diell gjatë paradites në të gjithë territorin. Sipas MeteoAlb, pas mesdite parashikohet që zonat malore të kenë kalime të pakta të vranësirave, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C. Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi  Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Pjesa e parë e ditës në Kosovë do të jetë në dominimin e kthjellimeve, por në zonat Verilindore herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave. Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës përkohësisht vranësirat kalimtare të shfaqen në të gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të vijoj të jetë në dominimin e kthjellimeve gjatë orëve të para të ditës në pothuajse të gjithë territorin. POR parashikohet që orët e mesditës dhe pasdites të sjellin vranësira kalimtare nëpër të gjithë MV, POR nuk do të mund të gjenerojnë reshje.

Rajoni dhe Europa

Mbeten  prezenet reshjet e dëborës në Europën Lindore. Gjithashtu nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm do të jenë Veriu dhe Qendra e kontinentit, ku vranësirat e shpeshta do të gjenerojnë reshje shiu herë pas here të shoqëruara me mini stuhi ere. Ndërsa Europa Jugore në pjesën më të madhe të saj do të dominohet nga kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI