Flash

'Life of Pi', së shpejti në 'Broadway'

Lapsi.al 25 October 2022
'Life of Pi', së shpejti në 'Broadway'

'Life of Pi' do të mbërrijë në Broadway në mars.

Shkruar nga Lolita Chakrabarti dhe drejtuar nga Max Webster, shfaqja do të hapet në Teatrin Gerald Schoenfeld më 30 mars 2023.

Historia ndjek një djalë 16-vjeçar indian, Piscine Molitor "Pi" Pate. Ai mbijeton mbi 200 ditë i bllokuar në një varkë shpëtimi në Oqeanin Paqësor me një tigër Bengali, një hienë dhe një zebër pasi një anije mallrash fundoset në Oqeanin Paqësor.

Në një deklaratë, Chakrabarti e përshkruan procesin e saj të përshtatjes si "të frikshëm, emocionues ".

“Të isha në gjendje ta tregoja këtë histori ashtu siç e imagjinoja ka qenë një dhuratë e jashtëzakonshme, u shpreh skenaristja. “Është një shfaqje e bukur, magjike. Nnë histori mbijetese me të cilën të gjithë ne mund të lidhemi në thelb pas efekteve të pandemisë. Jam shumë e emocionuar që do ta sjellim në Broadway.”

Shfaqja do të prodhohet nga Simon Friend, Daryl Roth dhe Playing Field. Muzika  është nga Andrew T. Mackay me dramaturgji nga Jack Bradley.

'Life of Pi' do të bëjë debutimin e saj në Amerikën e Veriut  duke filluar nga 4 dhjetor 2022 deri më 29 janar 2023 në Loeb Drama Center. Përshtatja u hap për herë të parë në vitin 2019 në Sheffield's Crucible Theatre. Më pas në Teatrin Wyndham's West End në nëntor 2021. Atje fitoi pesë çmime Olivier, mes tyre shfaqja më e mirë e re. /Lapsi.al

Marrë nga: Hollywood Reporter

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori Leslie Jordan

Aktori dhe komediani amerikan Leslie Jordan është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare. Ai u përfshi në  një aksident automobilistik në Los Anxhelos të hënën në ...

12:38

Bie Whatsapp në rang global

WhatsApp, aplikacioni i mesazheve në pronësi të Facebook Meta, pësoi një ndërprerje globale. Problemet u zbuluan fillimisht rreth orës 03:17 të mëngjesit, si...

10:51

Babai i Jeffrey Dahmer kundër Netflix

Babai i  Jeffrey Dahmer po konsideron të padisë Netflix për serialin rreth djalit të tij. Lionel Dahmer thuhet se është i mërzitur që nuk u kontaktua kurrë n...

18:14

Raoul Bova akuzohet për evazion fiskal

Aktori italian Raoul Bova po akuzohet për evazion fiskal dhe deklarim të rremë. Aktori i është shmangur tatimit të 417 mijë eurove në vitin 2011. ...

17:23

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI