Flash

Këshilla e Berishës për Bashën: Të bëhet “pentito”

Lapsi.al 25 October 2022
Këshilla e Berishës për Bashën: Të bëhet

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se Lulzim Basha duhet të qartësojë akuzat se PD është financuar me para ruse. Berisha tha se Basha duhet të bëhet i “pentito" (i penduar i drejtësisë) dhe “t’i thotë burgut hapu” duke zbardhur të vërtetën si i penduar.

“Le të nxjerrë çdo gjë. Të shkojë të regjistrohet i penduar, por vetëm të zbardhë të vërtetën si i penduar. Personalitete të diasporës më kanë konfirmuar se kanë firmosur deklarata për para që nuk i kanë dhënë.

Ata janë të gatshëm ta deklarojnë para drejtësisë. Po prokuroria shqiptare kishte urdhër nga Edi Rama të mbyllë çështjen dhe nuk mori në pyetje asnjë prej tyre” - tha Berisha në një intervistë për RTSH.

“Lulzim Basha, në rast se do që të mos i mbetet njollë PD, të thotë se kujt ia ka marrë ato para. “Ti thotë burgut hapu? Në këtë rast po. Të regjistrohet “pentito”. Të shkojë në drejtësi dhe të regjistrohet “pentito” – thotë Berisha.

Ai rrëfeu se brenda 2-3 ditësh do të caktohet data për protestat. Berisha tha se ata deputetë të PD-së që bashkuan votat me Ramën për ligjin e dosjeve bënë një gabim shumë të rëndë.

“Meta është një gjah i mirëfilltë shtrigash i Edi Ramës. Ilir Meta ka dy çertifikata. Ato nuk mund të rrëzohen me ligj. A janë të paprekshme? Jo. I çon në gjykatë. Nëse Edi Rama ka materiale për Ilir Metën, le të shkojë në Gjykatë”- tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI