Flash

James Corden reagon rreth incidentit në restorant

Lapsi.al 25 October 2022
James Corden reagon rreth incidentit në restorant

James Corden ka folur së fundmi për incidentin e përfolur në media në një restorant në New York.

"Siç mund ta keni parë disa prej jush javën e kaluar, kishte histori për mua që isha i ndaluar nga një restorant," ndau Corden në emisionin e tij The Late Late Show,. "Sa herë që më ndodhin momente të tilla, më pëlqen të mbaj një qëndrim  britanik. Rri i qetë dhe vazhdo. Gjërat do të shkruhen për mua. Kurrë mos u anko, kurrë mos shpjego. Është motoja ime."

Sipas moderatorit, ai shkoi në restorantin në fjalë, Balthazar, për të cilin tha se i pëlqen shumë të hajë.

"Sinqerisht, më pëlqen atje, më pëlqen ushqimi, atmosfera, shërbimi. Nëse do të jetoja në Nju Jork, do të shkoja çdo ditë, nëse do të më lejonin të hyja," tha Corden me shaka. "Pra, ne porositëm. Dhe gruaja ime shpjegoi se ajo ka një alergji të rëndë ushqimore. Kështu që kur erdhën vaktet , gruas sime iu dha ushqimi që  ajo ishte alergjike. Ne e kthyem. Ndërsa situata ndodhi për herë të tretë, në moment, bëra një koment për ta gatuar vetë. ”, vazhdoi ai. “Dhe është një koment për të cilin më vjen shumë keq”.

Sipas moderatorit, në atë kohë, ai nuk e kuptoi se sa e papërshtatshme ishte sjellja e tij. "Për shkak se nuk bërtita dhe nuk ofendova dikë mendova se nuk kam bërë asgjë të keqe. Por e vërteta është se bëra një koment të vrazhdë. Dhe ishte gabim," u shpreh James. "Ishte një koment i panevojshëm.

Më pas ai tregoi se mori pronarin, Keith McNally dhe dyshja "patën një bisedë të mirë".

"Ai e vlerësoi telefonatën", tha Corden. "Unë e urrej, siç i thashë pronaritqë kam mërzitur dikë. Nuk ka qenë kurrë qëllimi im. Shpresoj që një ditë të më lejojnë përsëri. /Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori Leslie Jordan

Aktori dhe komediani amerikan Leslie Jordan është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare. Ai u përfshi në  një aksident automobilistik në Los Anxhelos të hënën në ...

12:38

Bie Whatsapp në rang global

WhatsApp, aplikacioni i mesazheve në pronësi të Facebook Meta, pësoi një ndërprerje globale. Problemet u zbuluan fillimisht rreth orës 03:17 të mëngjesit, si...

10:51

Babai i Jeffrey Dahmer kundër Netflix

Babai i  Jeffrey Dahmer po konsideron të padisë Netflix për serialin rreth djalit të tij. Lionel Dahmer thuhet se është i mërzitur që nuk u kontaktua kurrë n...

18:14

Raoul Bova akuzohet për evazion fiskal

Aktori italian Raoul Bova po akuzohet për evazion fiskal dhe deklarim të rremë. Aktori i është shmangur tatimit të 417 mijë eurove në vitin 2011. ...

17:23

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI