Flash

Do fleni pak më shumë, ndryshon ora të dielën

Lapsi.al 25 October 2022
Do fleni pak më shumë, ndryshon ora të dielën

ë dielën e 30 tetorit akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta mbrapa. Me ndryshimin e orës do të ndryshojë edhe cikli i gjumit pasi të gjithë do të kemi mundësi të flejmë një orë më shumë.

Ndryshimi bëhet rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në aparatet e celularëve smart, ndërrrimi bëhet automatikisht. Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para. Synimi është që të shfrytëzohet sa më mirë energjia diellore.

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qënë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Të këshilluara

Nga nesër ndryshon moti, temperaturat ulen

Ditët e fundit Shqipëria ka qenë nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore me temperature që arrinin deri në 29 gradë C, por kjo situatë do të ndryshojë në ditët ...

19:29

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI