Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

5 shqiptarë arrestohen në Berlin, ishin pjesë e një bande

Lapsi.al 25 October 2022
5 shqiptarë arrestohen në Berlin, ishin pjesë e një bande

Zyrtarët e doganave dhe oficerët e policisë së Berlinit kanë arrestuar 5 shqiptarë. Ata akuzohen se janë përfshirë në bandë të trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas gazetës “Berliner Zeitung” shqiptarët kanë trafikuar 136 kilogramë marijuanë në Gjermani. Vlera e kësaj sasie drogë në rrugë shkon në rreth 1 milion euro.

Operacioni u finalizua pasditen e së premtes së kaluar, por detajet u bënë të ditura tani. Sipas hetuesve, shqiptarët janë të moshave 50, 40, 38, 27 dhe 22 vjeç. Emrat e tyre nuk bëhen publikë. Ata akuzohen se donin të ngarkonin sasi kanabisi pranë një magazine në Velten në veri të Berlinit.

Pas përpunimit ato do të hidheshin për rishitje. Me sa duket autorët ndiheshin mjaft të sigurt prej kohësh. Por, ata po mbaheshin nën vëzhgim ngaj autoritetet dhe telefonat po përgjiheshin. Kur një kamioni i drejtuar nga 50-vjeçari u fut në magazinë, 4 personat e tjerë nisën shkarkimin. 

Në atë moment ndërhyri policia. Zyrtarët konfiskuan 32 990 euro para në një furgon që besohet se kanë ardhur nga shitja e drogës. Një gjykatës firmosi urdhrat e arrestit për këta 5 shqiptarë. Policia është në kërkim të anëtarëve të tjerë të kësaj bande. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI