Flash

Vëllezërit e akuzuar për vrasjen e Indrit Ndojit dalin para gjykatës

Lapsi.al 24 October 2022
Vëllezërit e akuzuar për vrasjen e Indrit Ndojit dalin para

Jepet sot në orën 13:15 ne gjykatën e Krujës masa e sigurisë për dy vëllezërit Sajmir e Landi Miri të arrestuar si autorë të vrasjes së fqinjit të tyre, 34-vjeçarit Indrit Ndoj, vrasje kjo e ndodhur më date 21 tetor 2022 në lagjen “Bakushe Visha” të Fushë-Krujës.

Prokuror i çështjes është Florjan Bonjaku, ndërsa gjyqtare Kostandina Kura.

Dy vëllezërit para hetuesve kanë shprehur pendim. Ata kanë theksuar se nuk kishin për qëllim të vrisnin 34-vjeçarin, por situata u ka dalë nga duart, pasi sipas tyre Indrit Ndoj i ka sulmuar fizikisht.

Ndërsa kanë treguar se në momentin që janë larguar, Ndoj ka qenë gjallë.

“Nuk kishim për qëllim ta vrisnim. Po situata na doli nga kontrolli pasi na sulmoi dhe na ofendoi rëndë. Ai ishte në gjendje të rëndë, pasi kishte konsumuar lëndë narkotike. U takuam te vendi për të sqaruar një muhabet të vjetër. Nuk është se kishim ndonjë konflikt të hapur me të, gjithçka ndodhi aty për aty pasi na sulmoi. Nuk ishte i vetëdijshëm. Ai tentoi të na qëllonte dhe për tu mbrojtur e qëllova. Më pas u larguam. E lamë të gjallë. Dhe s’menduam se kishim bërë ndonjë plagosje të rëndë. Por për fat të keq kaçavida kishte prekur damarin kryesor (arterien femorale). Vetëm kur dëgjuam në mëngjes që kishte vdekur. Aty na kapi paniku. Nuk dinim ca të bënim. Jemi penduar shumë, pasi nuk ishte nevoja që situata të arrinte në këtë pikë pa kthim pas. Jemi shumë të penduar”, mësohet të kenë deklaruar vëllezërit Miri.

Lexo më tej: Gjurmët/ Si u arrestuan vëllezërit Miri për vrasjen e Indrit Ndojit 

Kujtojmë se familjarët e 34-vjeçarit kanë treguar se kishin komunikuar me Indritin një ditë përpara krimit, por nuk kishin vërejtur asnjë shqetësim tek ai.

Ata thonë se Indriti udhëtonte me biçikletë, por mjeti nuk u gjet pranë trupit të pajete. 34-vjeçari ka qenë i arrestuar në shtator të 2021 për trafik klandestinësh.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI