Flash

Telegram nxjerr në ankand emrat e përdoruesve

Lapsi.al 24 October 2022
Telegram nxjerr në ankand emrat e përdoruesve

Telegram ka njoftuar se do të nxjerrë në ankand emrat e përdoruesve përmes platformës së saj të bazuar në blockchain.

Kompania u shpreh tha se do të përdorte zinxhirin e rrjetit të hapur (TON) për të pritur ankandin, duke rezultuar në rritjen e çmimit të tokenit të kriptos Toncoin me më shumë se 10 përqind të premten.

Platforma fillimisht u zhvillua për t'u integruar brenda aplikacionit Telegram. Por, një padi nga Komisioni i Letrave me Vlerë çoi në braktisjen e saj në 2020. Projekti i blockchain u zgjodh më pas nga zhvilluesit që krijuan Fondacionin TON, i cili u miratua nga themeluesi i Telegram, Pavel Durov.

Durov propozoi idenë në fillim të këtij viti. Ai u tha ndjekësve se ankandi mund të mbulojë emrat e përdoruesve, grupeve dhe kanaleve.

"Kjo do të krijonte një platformë të re ku mbajtësit e emrave të përdoruesve mund t'i transferojnë ato te palët e interesuara. Kjo do mund të bëhet përmes kontratave inteligjente të ngjashme me NFT," shkroi ai. "Elementë të tjerë të Telegram, duke përfshirë kanalet,stickers ose emoji, mund të bëhen më vonë gjithashtu pjesë e këtij tregu."/Lapsi.al

Marrë nga: Independent

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/10/21/netflix-zbulon-detaje-rreth-planit-per-ndarjen-e-fjalekalimeve/

Të këshilluara

Plani i Elon Musk për 'Twitter'

Elon Musk thuhet se planifikon të shkurtojë fuqinë punëtore të Twitter  nëse marrëveshja e tij për të blerë kompaninë përfundon. Musk u tha investitorëve të ...

13:01

Kanye West blen aplikacionin "Parler"

Kanye West ka blerë së fundmi aplikacionin "Parler" i cili u ndalua nga Apple dhe Google. “Në një botë ku opinionet konservatore konsiderohen të diskutueshme...

12:20

Rikthehet trendi i vetullave të holla

Nicola Peltz i pëlqen të eksperimentojë kur bëhet fjalë për pamjen e saj. Dhe së fundmi duket se ka eksperimentuar me trendin e vetullave super të holla. Edhe p...

15:27

Microsoft Office ndryshon emrin

Pas më shumë se 3 dekadash,  Microsoft Office, gjigandi i teknologjisë së shpejti do të riemërohet si "Microsoft 365". Sipas The Verge, Excel, Outlook, Word ...

15:21

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI