Flash

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

Sunak, favorit në garën për kryeministër të Britanisë

Lapsi.al 24 October 2022
Sunak, favorit në garën për kryeministër të

Rishi Sunak po konsiderohet kandidati favorit për t’u bërë kryeministri i ri i Britanisë, pasi Boris Johnson u tërhoq nga gara partiake më 23 tetor.

Zgjedhja e kryeministrit të ri nga deputetët e Partisë Konservatore mund të bëhet gjatë së hënës.

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se po tërhiqej nga gara pavarësisht se kishte mbështetje të mjaftueshme në Partinë Konservatore për të vazhduar garën, por tha në këtë kohë partia, por edhe shteti, kanë nevojë për unitet.

Ai ndërpreu pushimet në Karaibe për të tentuar që të sigurojë mbështetjen e 100 ligjvënësve, në mënyrë që të hynte në garë të hënën për të zëvendësuar Liz Truss.

Truss pasoi Johnsonin në postin e kryeministrit, pasi ky i fundit dha dorëheqje në shtator për shkak të një sërë skandalesh etnike.

Johnson tha se siguroi mbështetjen e 102 ligjvënësve që do të mund t’i siguronin kthimin në Zyrën e kryeministrit, por dështoi që ta bindte si Sunakun, apo edhe kandidaten tjetër, Penny Mordaunt, që të bashkohen “për interesin kombëtar”.

“Besoj se mund të ofroj shumë, por jam i frikësuar se thjesht tani nuk është koha e duhur”, tha Johnson në orët e vona të së dielës.

Tërheqja nga gara e Johnsonit, ka të ngjarë që i hap rrugën drejt fitores kundërshtarit të tij, ish-ministrit të Financave, Rishi Sunak, 42 vjeç. Nëse konfirmohet, ai do të zëvendësojë Truss, e cila u detyrua të japë dorëheqje pasi lansoi një program ekonomik që shkaktoi trazira në tregjet financiare.

Truss dha dorëheqje më 20 tetor, 44 ditë pasi u zgjodh në postin e kryeministres.

Sipas rregullave partiake, nëse njëri prej kandidatëve siguron mbështetjen e 100 ligjvënësve konservatorë, ai kandidat do të emërohet ministër të hënën.

Nëse dy kandidatët nuk sigurojnë këtë numër votash, gara do të vazhdojë brenda partisë dhe fituesi do të dihet të premten, disa ditë para se ministri i ri i Financave, Jeremy Hunt, të shpalosë gjendjen financiare të shtetit përmes planit buxhetor që pritet të publikohet më 31 tetor.

Sunak u bë i njohur për publikun britanik kur ishte 39 vjeç, pasi Johnson e emëroi ministër të Financave, në kohën kur Britania regjistroi rastet e para me koronavirus.

“Kam shërbyer si kancelari juaj, duke ndihmuar që ta drejtojmë ekonominë tonë në kohërat më të vështira”, tha Sunak përmes një deklarate të dielën.

“Sfidat me të cilat po përballemi tani janë edhe më të mëdha. Por, mundësitë – nëse bëjmë zgjedhjen e duhur – janë fenomenale”, shtoi ai.

Nëse zgjidhet, Sunak do të bëhej kryeministri i parë britanik me prejardhje indiane, pasi familja e tij migroi në Britani në vitet '60./ REL

 

Të këshilluara

Sllovenia mban zgjedhjet presidenciale

Qytetarët në Slloveni më 23 tetor votojnë në zgjedhjet presidenciale, në të cilat garojnë tre kandidatë kryesorë, por është e paqartë se cili do të jetë fituesi...

11:03

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI