Flash

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

Rusia tërheq nga Khersoni oficerët e ushtrisë

Lapsi.al 24 October 2022
Rusia tërheq nga Khersoni oficerët e ushtrisë

Instituti amerikan për Studime mbi Luftën njoftoi të dielën se drejtuesit ushtarakë rusë kanë tërhequr oficerët nga qyteti i Khersonit. Lëvizja vjen në pritje të një avancimi të trupave ukrainase. Por derisa Rusia të përfundojnë tërheqjen e plotë nga qyteti që aneksoi që në ditët e para të luftës, Moska ka lënë pranë tij, forca të mobilizuara rishtazi e papërvojë, me synimin për të vonuar kundërsulmin e Ukrainës.

Së fundmi Kievi ka njoftuar se po vazhdon kundërofensivën në rajonet e Khersonit dhe Zaporizhias.

Të shtunën, autoritetet e emëruara nga Rusia në Ukrainë u kërkuan të gjithë banorëve të Khersonit të largohen menjëherë përpara sulmit të pritshëm të trupave ukrainase për të rimarrë qytetin.

Khersoni është kryeqyteti i rajonit me të njëjtin emër, një nga katër rajonet që presidenti rus Vladimir Putin aneksoi ilegalisht muajin e kaluar. Më pas ai shpalli në to gjendjen e jashtëzakonshme.

Lexo më tej: 34 milionë viktima në 5 orë/ Ç’ndodh nëse Putin nis luftën bërthamore 

Të premten, forcat ukrainase bombarduan pozicionet ruse në të gjithë rajonin. Ato bombarduan duke shënjestruar rrugët e furnizimit të forcave pro-Kremlinit që ndodhen përtej lumit Dnieper. Raportohet se po përgatiten për një goditje përfundimtare për të rimarrë qytetin.

Instituti mbi luftën bëri gjithashtu të ditur të dielën se strategjia e fundit e Rusisë për të goditur infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duket se synon të dobësojë ritmin e luftës së ukrainasve. Gjithashtu të detyrojë Kievin të shpenzojë burime shtesë për të mbrojtur civilët dhe infrastrukturën energjetike.

Por sipas institutit kjo nuk kishte gjasa të dëmtojë moralin ukrainas. Megjithatë pasojat do të ishin të mëdha në aspektin ekonomik.

Ushtria ukrainase tha të dielën se forcat ruse tashmë janë pozicionuar kryesisht në mbrojtje. Por, po vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës dhe në disa qytete të Donbasit, raporton VOA.

Nëntë rajone anembanë Ukrainës, nga Odesa në jugperëndim deri në Kharkiv në verilindje, u përballën përsëri sulme që kishin në shënjestër jo vetëm infrastrukturën energjetike njoftoi shtabi i përgjithshëm ukrainas. Në njoftim thuhej se së fundmi ishin kryer më shumë se 100 sulme me raketa dhe artileri rreth Ukrainës.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI