Flash

Raoul Bova akuzohet për evazion fiskal

Lapsi.al 24 October 2022
Raoul Bova akuzohet për evazion fiskal

Aktori italian Raoul Bova po akuzohet për evazion fiskal dhe deklarim të rremë. Aktori i është shmangur tatimit të 417 mijë eurove në vitin 2011.

Kjo është hera e dytë që Raoul Bova përballet me probleme ligjore lidhur me mospagimin e taksave. Në vitin 2017, ai u dënua me një vit e gjashtë muaj burgim, sërish për “deklarim të rremë” për shmangien e rreth 600 mijë eurove, gjatë periudhës 2005-2010.

Për akuzën, Bova është përgjegjës për transferimin e kostove te kompania që menaxhon imazhin e tij, ku është aksioner me 80%, duke paguar një tarifë më të ulët në vitin 2011.

“Në deklaratën tatimore janë shënuar elemente aktive për një shumë më të ulët se ato reale dhe elemente pasive fiktive”, tha prokurori i çështjes. Por gjyqi, seanca e radhës e të cilit është caktuar për datën 6 dhjetor, është pezulluar.

Duke komentuar dënimin e vitit 2017 për evazion fiskal, Bova kishte folur për padrejtësi. “Ju lutem hetoni këtë dënim, më duket një padrejtësi e paprecedentë. Të gjithë të pafajshëm përveç meje”.

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/05/26/shakira-akuzohet-per-evazion-fiskal/

Të këshilluara

Një i dashur i ri për Fjolla Morinën

Fjolla Morina nuk mund të qëndrojë në vetmi. Duke qënë se kaloi një periudhë mjaft intesive dhe ndoshta stresuese, një dashuri e rendoshta është shpëtimi. Në am...

12:51

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI