Flash

Përplasje virtuale mes Cardi B dhe Madonna/ Debati i plotë

Lapsi.al 24 October 2022
Përplasje virtuale mes Cardi B dhe Madonna/ Debati i plotë

Reperja Cardi B ka sulmuar publikisht Madonna-n për sugjerimin se kënga e saj “WAP” i detyrohej trashëgimisë së hitit të saj “Material Girl”, për etikën e ‘sex-positivity’ (qasje pozitive ndaj seksit, aktiviteteve seksuale, seksualitetit njerëzor).’

“Unë fjalë për fjalë i kam bërë homazhe kësaj gruaje kaq shumë herë, sepse jam rritur duke e dëgjuar atë… ajo mund ta thojë fjalën e saj pa vënë emoji të kllounit dhe pa hequr gojën. Këto ikona bëhen vërtet zhgënjime sapo të hyni në industri, prandaj e mbaj për vete”, shkroi reperja në një postim tashmë të fshirë.

.

Cardi ishte e mërzitur për postimin e Madonna-s në Instagram, e cila sugjeroi se libri erotik i kësaj të fundit “Sex” i vitit 1992 hapi rrugën për shprehjen e kreativitetit të artisteve femra në ditët e sotme.

“Përveç fotove të mia të zhveshura, kishte foto të burrave duke puthur burrat, gratë duke puthur gratë dhe unë duke i puthur të gjithë,” shkroi Madonna për librin e saj.

Mbretëresha e Pop-it, 64 vjeç, shpjegoi se “i kaloi vitet e ardhshme duke u intervistuar nga njerëz me mendje të ngushtë që u përpoqën ta turpëronin për fuqizimin e [vetes] si grua”, duke shtuar se ajo “quhej një k*rvë, një shtrigë, një djall.”

“Tani Cardi B mund të këndojë për ËAP-in e saj. Kim Kardashian mund të zbukurojë kopertinën e çdo reviste me b*thën e saj të zhveshur dhe Miley Cyrus mund të hyjë si një top që shkatërron,” vuri në dukje ajo, duke nënshkruar me: “S’ka përse k*rva……..”

Shumë komentues u rreshtuan në anën e krijueses së hitit “Bodak Yellow”, duke rënë dakord që fjalia e fundit e Madonna-s ishte veçanërisht fyese.

Reperja e “Money” ripostoi gjithashtu disa mesazhe mbështetëse, duke përfshirë një ku shkruhej: “E urrej kur ankohemi për ngritjen e vetë! A i quajti Madona ato k*rva dhe përdori emoji-n e kllounit? Ishte e vrazhdë pa arsye.”

Disa orë më vonë, Cardi njoftoi ndjekësit e saj se ajo dhe këngëtarja e “Like a Virgin” kishin folur dhe kishin sqaruar gjërat mes tyre.

“Kam biseduar me Madonën… Ishte e bukur. Kalofshi një ditë të mbarë dhe vozisni të sigurt ?”- shkroi Cardi B.

Madonna replikoi në postimin në Twitter, duke shkruar, “Të dua @iamcardib!! Gjithmonë ka qenë kështu dhe do të jetë gjithmonë.”

Të këshilluara

Një i dashur i ri për Fjolla Morinën

Fjolla Morina nuk mund të qëndrojë në vetmi. Duke qënë se kaloi një periudhë mjaft intesive dhe ndoshta stresuese, një dashuri e rendoshta është shpëtimi. Në am...

12:51

Njihuni me (anti) heronjtë e 'Black Adam'

Pikërisht kur menduat se më në fund keni kujtuar shumicën e emrave të Skuadrës së Vetëvrasjes gjithnjë në rritje, DC shkon dhe hedh një grup të ri antiheronjsh ...

10:07

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI