Flash

Parashikimi i motit: Rriten temperaturat këtë fillim jave

Lapsi.al 24 October 2022
Parashikimi i motit: Rriten temperaturat këtë fillim jave

Deri në orët e mesditës territori Shqiptar do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore, ndërsa kalime të pakta vranësirash do të ketë në zonat e thella malore.

Por në orët vijuese pritet që vranësirat herë pas here të shfaqen në zonat malore dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët.

Parashikohet që më të theksuara vranësirat të jenë në zonat Verilindore.

Kosova

Republika e Kosovës parashikohet të jetë në dominimin e kthjellimeve në orët e para të ditës në pothuajse të gjithë territorin.

Por  mesdita dhe pasditja kryesisht sjellin kalime të pakta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veriore.

Maqedonia e Veriut

Zhvillimi i një qendre të presionit të lartë  atmosferik mbi Ballkanin Perëndimor do të diktojë motin edhe në MV duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve gjatë  paradites.

Ndërsa orët vijuese do të sjellin kalime të paka të vranësirave më të dukshme në zonat Lindore.

Rajoni dhe Europa

Europa Jugore do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku në gadishullin Iberik parashikohet që herë pas here vranësirat të zhvillohen duke sjellë rrebeshe të përkohshme.

Ndërsa vranësirat e shpeshta do të jenë mbizotëruese në Qendër dhe Veri të kontinentit duke gjeneruar reshje shiu.

Po ashtu me vranësira të shumta por  me reshje në formë dëbore paraqitet  Europa Lindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 27°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Të këshilluara

Covid-19/ Asnjë humbje jete, 18 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti - Covid-19, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizua...

17:36

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI