Flash

Mjekët kundër policëve për vdekjen e Lear Kurtit

Lapsi.al 24 October 2022
Mjekët kundër policëve për vdekjen e Lear Kurtit

Pikëpyetje të forta për manipulimin e asaj që ndodhi me Lear Kurtin u ngritën kur gazetarët raportuan se Spitali i Traumës rrëzoi versionin e Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, sipas së cilës, i riu kishte ndërruar jetë në spital.

Lajmi u mbërriti gazetarëve me një mesazh në celular. Nuk pati deklaratë zyrtare, por gazetarët e raportuan informacionin si qëndrimi zyrtar Spitali i Traumës. Sipas këtij versioni, i riu kishte mbërritur pa shenja jete në spital.

Ky version i jep zgjidhje edhe pikëpyetjes tjetër se përse policët nuk pritën mbërritjen e ambulancës në komisariat, pasi e kishin telefonuar vetë atë.

Më herët, Agjensia e Mbikqyrjes Policore kishte njoftuar të kundërtën, se Lear Kurti kishte ndërruar jetë në spital.

“Për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë thuhej në njoftimin e parë të AMP.

Në njoftimin e dytë, pas kundërshtimit nga Spitali i Traumës, policia e modifikoi qëndrimin duke thënë “shtetasi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 ku ka shfaqur probleme shëndetësore, gjë e cila ka diktuar dërgimin në Spitalin e Traumës, ku është konstatuar humbja e jetës”.

Vendi se ku ndërroi jetë Lear Kurti është një ndër pikat e errëta të historisë së ndalimit dhe trajtimit të tij nga policia.

Lexo edhe: Kronika/ Sa herë ka mashtruar Ardi Veliu në dëm të viktimave

Në mes të këtyre dy versioneve, një foto e publikuar nga Sali Berisha duket se i dha përgjigje enigmës. Në këtë foto, që pretendohet se është e fundit e Lear Kurtit, ai shfaqet në spital, i shtrirë, ndërsa në duar është ende me pranga. Në krahun e tij të majtë është injektuar një serum.

[caption id="attachment_770267" align="alignnone" width="720"]Foto e Lear Kurtit me pranga dhe serum Foto e Lear Kurtit me pranga dhe serum[/caption]

Sipas kësaj fotoje, llogjika e do që 33-vjeçari të kishte mbërritur i gjallë në spital dhe t’i jetë dhënë ndihma e parë me një serum.

Por këtë interpretim e kundërshtoi ish-mjeku dhe deputeti i PD-së, Tritan Shehu.

"Mjeket, edhe kur nje i semure arrin pa shenja evidente jete, por te pa qarte per kohen e ndalimit te funksioneve jetesore, bejne te gjitha perpjekjet per ta rikthyer ne jete fatkeqin. Dhe veprimi i pare eshte vendosja e nje perfuzioni venoz, qe mund te shoqerohet me te tjera veprime sic eshte intubimi, masazhi kardiak, goditja elektrike etj, ne vartesi te gjendjes e ecurise" shkruajti Shehu.

Qëndrimi zyrtar i Spitalit të Traumës mbetet ende sot anonim. Por edhe pse në mungesë të një deklarate zyrtare, prokuroria i ka lënë të hapur të dyja versionet.

Prokurorët thanë sot se kanë marrë kartelën mjekësore të Lear Kurtit dhe do të administrojnë pamjet filmike të urgjencës në Qendrën Spitalore të Traumës. Pas kësaj do të vijojnë me “pyetjen e personelit infermiero/mjekësor që kanë pritur dhe janë marrë me trajtimin e shtetasit Lear Kurti si dhe çdo veprim tjetër për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI