Flash

Ligji “Anti-shpifje”/ OSBE: Të kënaqur që qeveria u tërhoq

Lapsi.al 24 October 2022
Ligji “Anti-shpifje”/ OSBE: Të kënaqur që qeveria u

Misioni i OSBE në Shqipëri, ka deklaruar se janë të lumtur nga tërheqja e qeverisë mbi projektligjin për mediat.

Me anë të një reagimi në Twitter, OSBE njofton se legjislacioni në lidhje me median duhet të garantojë lirinë e medias, në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare.

“Jam e kënaqur që qeveria shqiptare tërhoqi nga axhenda parlamentare projektligjet e diskutueshme për median, të njohur si paketa “anti-shpifje”. I gjithë legjislacioni në lidhje me median duhet të garantojë lirinë e medias, në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare”, thuhet në reagim.

 

Disa ditë më parë, ishte kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili njoftoi tërheqjen nga kjo nismë e qeverisë.

Gati tre vjet më pas, socialistët në pushtet që e inicuan dhe miratuan këtë ligj në legjislaturën e kaluar deklaruan se do ta tërheqin atë përfundimisht nga Kuvendi.

“Ligji do të tërhiqet, ka qenë një harresë proceduriale që nuk është tërhequr me kohë". Kështu tha kryetari i grupit socialist, Taulant Balla të hënën në përgjigje të një pyetje të BIRN.

Balla e ripërsëriti deklaratën e tërheqjes edhe në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ku po diskutohej progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë. Sipas tij, nisma ka rënë dhe mbetet vetëm për t’u ndjekur procedura e tërheqjes.

E ashtuquajtura “paketa anti-shpifje” e kryeministrit Edi Rama u kundërshtua fort. U kundërshtua si nga Komisioni Europian, Këshilli i BE-së, Komisioni i Venecias. Gjithashtu u kundërshtua edhe nga një listë e gjatë organizatash shqiptare dhe ndërkombëtare të lirisë së shprehjes.

Ish-presidenti Meta e ktheu ligjin me dekret në Kuvend. Por dekreti i tij vijoi të qëndronte në kalendarin e punimeve çdo 3 muaj që prej janarit 2020. Megjithatë, nuk u përfshi për shqyrtim në komisione. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI