Flash

Ish-deputetja e PS i bashkohet protestës, fotografohet mes kolegëve

Lapsi.al 24 October 2022
Ish-deputetja e PS i bashkohet protestës, fotografohet mes kolegëve

Ish-deputetja e Partisë Socialiste dhe pedagogia Mimoza Hafizi i është bashkuar protestës së sotme të pedagogëve. Protestë që ka nisur te Korpusi Universitar në javën e dytë të bojkotit të vitit të ri akademik.

Hafizi e cila është edhe pedagoge në departamentin e Fizikës është fotografuar në krah të kolegëve të saj në protestë tek Korpusi.

Pedagogët kërkojnë rritje page. Ndërsa qeveria është deklaruar për një rritje deri në 15%. Edi Rama zgjodhi edhe të hidhet në sulm me batuta e tallje ndaj pedagogëve. Kjo është e papranueshme për stafin akademik. Sipas pedagogëve, rritja duhet të jetë minimalisht sa në Kosovë apo vendet e tjera të rajonit.

Kujtojmë se për ditën e sotme u paralajmëruar mbajtja e protestës së radhës së pedagogëve. Siç u lajmërua, ajo do të jetë gjithëpërfshirëse dhe kombëtare. Sipas njoftimit të shpërndarë nga pedagogët, tubimi do të organizohet përballë Universitetit Politeknik. 

 

Lexo më tej: Bojkoti i pedagogëve/ Kovaçi: Të hënën do ketë protestë masive 

Lexo më tej: Pedagogët letër të hapur ambasadës së ShBA dhe asaj britanike: Qeveria i quan kërkesat politike

Lexo më tej: Protesta e pedagogëve, reagon Rama: Nuk është masive, por një pakicë! 

Lexo më tej: Ish-deputeti i PS del kundër Ramës: Mjaft më me baltosje të pedagogëve, rritini pagat 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI