Flash

Berisha-studentëve: Do merremi ne me Ramën, ndryshe nuk ndalet

Lapsi.al 24 October 2022
Berisha-studentëve: Do merremi ne me Ramën, ndryshe nuk ndalet

Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim e studentët në Tiranë. Takimi u mbajt për të diskutuar rreth problematikave që po has arsimi i lartë në këtë vit akademik.

Kreu i Partisë Demokratike, tha se situata në universitete është ‘buzë gremine’. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama. Sipas Berishës, Rama protestës së pedagogëve i përgjigjet me arrogancë.

Ministrja e tij shkon bën 15 rrugë nga 15 mijë euro për mbledhje partie në Peshkopi. Ministrja e tij nuk na shkon dot me makinë, por shkon me helikopter. A mund të pranoni ju që një pedagogu juaji të marrë 4 herë më pak se shoferi i fondit shqiptar i zhvillimit, të marrë sa të marrin punonjësit e fasenorisë. Pse do rrinë atëherë këtu, jemi buzë gremine ndaj qëndrimit që qeveria mban ndaj universiteteve. Ndaj ju ftoj të bëni gjithçka për suksesin e kësaj proteste, dhe ju them një këshillë, punoni me çdo të ri e te re që njihni, unë admiroj këtë grevë të tyre sepse është me të vërtetë pluripartiake dhe aty flasin njerëz të përgjegjshëm që duan të shpëtojnë universitete. Cdo ditë i sulmon me mungesë edukate, flet për hiena një njeri me problemi psikike… do merremi ne të gjithë me këtë njeri, se po nuk u morëm, ky nuk ka të ndalur”, tha Berisha.

Lexo më tej:

Pedagogët mblidhen përballë Korpusit Universitar, nis protesta kombëtare

Pedagogët letër të hapur ambasadës së ShBA dhe asaj britanike: Qeveria i quan kërkesat politike

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI