Flash

Berisha reagon pas deklaratës së shokut të Learit: E vranë xhelatët me uniformë

Lapsi.al 24 October 2022
Berisha reagon pas deklaratës së shokut të Learit: E vranë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur sërish akuza për vdekjen e të riut Lear Kurti në duart e policisë. Kryedemokrati tha se është i bindur se 32-vjeçari ka humbur jetën nga barbaria e dhunës policore. Bazuar edhe në deklaratën që shoku i Kurtit dha për emisionin 'Piranjat', Berisha shprehet se policët e kanë dhunuar të riun. Sipas tij, ata nuk u ndalën thjesht me vrasjen e Kurtit, por ata u përpoqën që të hedhin edhe më tepër baltë mbi emrin e tij, duke publikuar të shkuarës kriminale që u pretendua se Leari kishte.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Gazetarët kanë bërë investigime, kanë sjellë fakte dhe prova shterruese për mbytjen e Lear Kurtit, të riut 32-vjeçar, nga banditë me uniformë të droguar. ‘O noke, më mbytën’, ishte klithma para se të jepte shpirt. Kjo sipas dëshmitarit të pranishëm në vendngjarje dhe mikut të Lear Kurtit. Investigimet serioze të rrjeteve televizive hodhën poshtë si trillime të turpshme pretendimet e Edi Ramës dhe Çuçit. Hodhën poshtë trillimet, manipulimet dhe inskenimet e një krimineli me uniformë të pashoq në radhët e policisë shqiptare, Ardi Veliu. Ai për të mbrojtur padronët e tij si puthadorë, përdhosi dhe vrau për së dyti Lear Kurtin.

Investigimet e rrjeteve televizive faktuan se mbi Lear Kurtin një bandë prej katër policësh, sigurisht prej tyre të droguar, u vërsulën në rrugë me një egërsi çnjerëzore. Këto filmime faktuan se Ardi Veliu, ky mashtrues i paskrupullt, gënjeu shqiptarët. Ai deklaroi se Lear Kurti po qëndronte para një objekti, për të krijuar përshtypjen se po përgatitej për një akt delikuent. Në atë kohë ai po ecte i vetmuar, nga kamerat, duke biseduar me mikun apo familjarët e tij. Një mashtrim i paskrupullt i policisë u hodh gjithashtu poshtë. Sipas tyre, patrulla prej dy policësh, e ndaloi atë. Pranë tij, në barbarinë që u ushtrua ndaj tij në rrugë, ishin të paktën katër, në mos më shumë policë e banditë me uniformë.

Të dhënat faktuan se trupi i tij kishte hematoma. Ekspertë mjeko-ligjorë denoncuan kryerjen e autopsisë në kundërshtim me ligjin nga një bandë që donte të fshihte të vërtetën. Tashmë nuk ka asnjë dyshim se Lear Kurtit i morën shpirtin, xhelatë me uniformë. Pasi i morën shpirtin, e dërguan në spital. Pasi e dërguan në spital në kundërshtim flagrant, i bënë autopsinë pa asnjë konsent. Pa asnjë prani të familjarëve apo avokatëve të tij. E bënë si bandë për të fshehur krimin e tyre të shëmtuar. Një akt i tillë ndodh vetëm në diktatura, kurrë në vende të lira. Nëse donin të zbardhnin të vërtetën për një 32-vjeçar që i morën shpirtin, këta kurrë nuk mund të shkelnin procedurën strikte të investigimit në raste të tilla të ngjashme, e cila kërkon të paktën 12 orë të lihet kufoma e të ndjerit, dhe pastaj të bëhet autopsia dhe kurrë me një ekspert të vetëm.

Në vijim të fjalës së tij, Berisha ka bërë thirrje që të vijojnë protestat për 32-vjeçarin.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI