Flash

Berisha: Policia është e mbushur me kriminelë, çdo i ri mund ta pësojë si Lear Kurti

Lapsi.al 24 October 2022
Berisha: Policia është e mbushur me kriminelë, çdo i ri

Kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish për vdekjen e Lear Kurtit pasi u shoqërua në komisariat nga policia. Në një takim me studentët, Berisha tha se çdo i ri ta pësojë si Leari, teksa tregoi mesazhin që kishte marrë, ku një i ri tregon se është shoqëruar me dhunë në komisariat.

“Flet e bërtet si të mbrojë krimin. Ti nuk ke qenë aty. Si mund të vërsulesh për të fshehur gjërat. Ky bëhet palë. Secili i ri mund ta pësojë si Leari, e ka mbushur policinë me kriminelë dhe të droguar. Dje më dërguan një mesazh , ku shkruante: Më morën në komisariat me dhunë. Dhe aty thuhej se një shprehet , Luan e ka emrin, do ta heq qafe këtë. Pra shikoni çfarë kanë futur brenda. Mund të imagjinohet kjo gjuhë. Kjo është policia që krijoi. Vënë gangster në krye të policisë”, tha Berisha.

Ai lajmëroi githashtu protesta të fuqishme, teksa theksoi se kauza Lear Kurtit i përket çdo shqiptari.

“PD po përgatitet për protesta të fuqishme, por do të mbështesim çdo protestë të drejtë. Kauza e Lear Kurtit i përket çdo shqiptari. Ai po kthehej duke folur në telefon. përse do ta ndaloje? Kishte kallashnikov? Ai po kalonte mes rrugës dhe para i dalin banditë për t’i marrë shpirtin dhe nuk i japin ndihmë. Këto nuk mund t’i pranojmë. Unë kam besim tek ju, kjo betejë do të nisë dhe do të mbarojë me rrëzimin e kësaj qeverie”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI