Flash

Berisha: Ku e kuptova që Lear Kurtin e mbytën policët

Lapsi.al 24 October 2022
Berisha: Ku e kuptova që Lear Kurtin e mbytën policët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh i bindur se Lear Kurti, 32-vjeçari që vdiq gjatë shoqërimit në komisariat, është mbytur nga policia.

Berisha tregoi se këtë gje e kutoi që kur lexoi komunikatën e policisë dhe sipas tij Rama po bëhet palë me bashkëpunëtorët.

Ai tregoi edhe një tjetër histori të një të riu, i cili pretendonte se ishte shoqëruar padrejtësisht në komisariat dhe ishte kërcënuar me jetë.

Për Berishën, beteja e opozitës duhet të përfundojë me rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës, e cila sipas tij do i hapë rrugë rritjes së pagave dhe zhvillimit të vendit.

“Shikoni çfarë bëri me Leart Kurtin. Pasi e mbytën, e vranë për së dyti. Jam zgjuar në mëngjes atë ditë dhe lexova për ngjarjen. Pasi lexova komunikatën e policisë lexova se e kanë mbytur. Aty mësova se i kanë marrë shpirtin. Nuk ka vdekje natyrale për të rinjtë.

Atij i morën shpirtin e na thonë vdekje natyrale. Pastaj futi të njëjtin njeri që bëri gjithçka për të mbuluar vrasjen e Klodian Rashës për të mbuluar edhe vrasjen e tij. Rama bëhet palë. Secili i ri mund ta pësojë si Kurti. Sepse Rama e ka mbushur policinë me kriminelë të droguar.

Dje mora një mesazh nga dikush që më tha “më morën në komisariat pa asnjë arsye. Edhe njëri prej tyre më tha do ta heq qafe ktë, por më mbrojti dikush që e quanin Luan. Mund të imagjinohet kjo gjuhë. Venë gangsterë e trafikantë droge në krye të policisë”, u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI