Flash

Taylor Swift thyen rekord në 'Spotify'

Lapsi.al 23 October 2022
Taylor Swift thyen rekord në 'Spotify'

Taylor Swift ka thyer rekord në 'Spotify. Projekti i saj, 'Midnights' është bërë albumi më i transmetuar në një ditë të vetme në historinë e Spotify.

"Dhe para se ora të mund të shënonte mesnatën e 22 tetorit, Taylor Swift theu rekordin për albumin më të transmetuar në një ditë të vetme në historinë e Spotify. Urime," postoi shërbimi i transmetimit të muzikës.

Shifrat që thyen rekord erdhën pasi Swift shtoi shtatë këngë shtesë në album, vetëm tre orë pas publikimit të tij fillestar. Ndërkohë që nuk dihet se sa transmetime fitoi Taylor me albumin,ai gjithashtu arriti sukses Apple Music. "Më 21 tetor, Midnights theu rekordin për albumin më të madh pop të të gjitha kohërave në Apple Music nga transmetimet e ditës së parë. Urime @taylorswift13," ndau platforma në Twitter.

Midnights flet për dashurinë, hakmarrjen dhe imazhin publik. Ai pëmban bashkëpunime me Lana Del Rey, Jack Antonoff, i dashuri  i Taylor, Joe Alwyn si  edhe aktorja Zoë Kravitz.

"Antonoff është miku im për gjithë jetën. Ne kemi bërë muzikë së bashku për gati një dekadë. Por, ky është albumi ynë i parë kune të dy jemi bashkëpunëtorët kryesor", shkroi Swift në një mbishkrim në Instagram. "Midnights në fakt erdhi kur partnerët tanë (të dy aktorët) bënë një film së bashku në Panama. Jack dhe unë u gjendëm përsëri në Nju Jork , vetëm, duke regjistruar çdo natë dhe duke eksploruar kujtimet e vjetra, mesnatat e kaluara."/Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI