Flash

Spanjë/ Banesa si plantacion, arrestohet shqiptari

Lapsi.al 23 October 2022
Spanjë/ Banesa si plantacion, arrestohet shqiptari

Autoritetet në Spanjë shkatërruan të enjten një plantacion mari juane në Sudanell. U gjetën 583 bimë dhe arrestua personi përgjegjës për mirëmbajtjen e tij. Ai ishte një shtetas me origjinë shqiptare që jetonte në këtë shtëpi.

Hetuesit mësuan disa javë më parë se shtëpia e vendosur në Calle Sant Pere shërbente si plantacion për kultivimin e marjiuanës. U sekuestruan mjetet që ishin përdorur për kultivimin dhe lidhjen e energjisë elektrike në shtëpi. Mjetet u sekuestruan aty ku u kapën edhe bimët e marijuanës. Në të njëjtën banesë ku u gjet edhe shqiptari që u vu në pranga.

Dyshohet se instalimet elektrike të lidhura në mënyrë për të kultivuar kanabisin në këtë plantacion mund të jenë të lidhura më plantacione të tjera. Ndërsa raportohet se shqiptari i arrestuar u la i lirë ditën e djeshme pas daljes së tij në gjykatë.

Spanja po kthehet prej pak vitesh në një destinacion tjetër të preferuar për shqiptarët sa i përket kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. /amp.segre.com/

Lexo më tej: Zbulohet “shtëpi bari” në Spanjë, 4 shqiptarë të arrestuar 

Lexo më tej: Goditet banda e shqiptarëve pas arrestimeve në Spanjë 

Lexo më tej: Zbulohet një plantacion me më shumë se 2000 bimë narkotike në Spanjë, arrestohet 38-vjeçari shqiptar 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI