Flash

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

Sllovenia mban zgjedhjet presidenciale

Lapsi.al 23 October 2022
Sllovenia mban zgjedhjet presidenciale

Qytetarët në Slloveni më 23 tetor votojnë në zgjedhjet presidenciale, në të cilat garojnë tre kandidatë kryesorë, por është e paqartë se cili do të jetë fituesi.

Sondazhet kanë sugjeruar se asnjëri nga kandidatët nuk do të fitojë mbi 50 për qind të votave për të fituar zgjedhjet në rundin e parë. Kjo nënkupton se dy kandidatët që do të marrin më së shumti vota do të përballen në raundin e balotazhit, që mbahet muajin e ardhshëm.

Sondazhet kanë sugjeruar se ish-ministri i Jashtëm, djathtisti Anze Logar do të fitojë 30 për qind të votave, pasuar nga kandidatja e pavarur e qendrës, Natasa Pirc Musar me rreth 20 për qind të votave. Ndërkaq, socialdemokrati Milan Brglez, që ka mbështetjen e Qeverisë, do të fitojë 17 për qind të votave.

Në garën për presidentin e ri garojnë shtatë persona. Posti i presidentit në Slloveni konsiderohet gjerësisht si post ceremonial.

Zgjedhjet në Slloveni – shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s – shihet si test për Qeverinë liberale në mes të një krize që është nxitur nga lufta në Ukrainë.

Presidenti aktual, Borut Pahor, ka shërbyer dy mandate të plota pesëvjeçare dhe nuk mund të garojë për një mandat të tretë. Gjatë dy mandateve, Pahor ka tentuar që të jetë një urë mes ndarjeve në skenën politike të Sllovenisë, shtet që ende është burim i tensioneve politike.

Pahor shpesh cilësohet nga publiku si ‘president i Instagram-it’, për shkak të përdorimit të rrjeteve sociale.

Vendvotimet për zgjedhjet presidenciale do të mbyllen në orën 19:00 dhe rezultatet e para pritet të dalin dy orë më pas./REL/

Të këshilluara

A mund të rikthehet vërtet Boris Johnson?

Boris Johnson, njeriu i rrëzuar nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar nga qeveria e tij vetëm tre muaj më parë, është shfaqur si një nga kandidatë...

15:40

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI