Flash

Shoku i Lear Kurtit zbuloi çfarë i tha Ardi Veliu në polici

Lapsi.al 23 October 2022
Shoku i Lear Kurtit zbuloi çfarë i tha Ardi Veliu në polici

Shoku i Lear Kurtit, 32-vjeçarit që humbi jetën në duart e policisë së Tiranës, ka rrëfyer momentet e fundit të jetës së të riut. Duke folur për “Piranjat”, miku i Learit tregon se në momentin ku ka parë policët, ka ndërhyrë duke u thënë se ai vuan nga epilepsia.

Pretendimet e tij se policia e ka dhunuar barbarisht miku i viktimës i ka bërë edhe para hetuesve. Duke treguar për marrjen në pyetje i riu theksoi se ka pasur edhe një rrëfim për drejtorin e AMP Ardi Veliu.

“Këtë pyetjet ma bëri edhe drejtori i AMP, Ardi Veliu, dhe më tha nëse kam parë që makina mund të ketë pasur lëkundje. Apo nëse kam parë dhunë në makinë? Unë i thash që rrugët tona janë të gjithë gropa” - tregon ai.

“Ka qenë Ardi Veliu, më ka pyetur edhe Prokurori. Më kanë marrë shumë veta në pyetje unë i qëndroj këtij versioni. Këta kanë nxjerrë versionet e tyre. Jo ka vdekur nga mbidoza, nuk ka lidhej fare. Këta turp të kenë.

Policët që kanë thënë atë natë duhet të bëhen burra dhe të thonë “Po ne u acaruam se na iku”. Të thonë të vërtetën. Leari ka ndërruar jetë nga torturat e këtyre dhe nuk e kanë kuptuar që djali ka pasur sëmundje. Sapo e ka marrë vesh edhe vetë ai. Se kanë kuptuar se pse ka qenë e axhituar dhe djali dha shpirt” - tha ai

Të këshilluara

Covid-19/ Asnjë humbje jete, 18 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti - Covid-19, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizua...

17:36

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI