Flash

Salman Rushdie humb shikimin nga një sy dhe lëvizjen e një dore nga sulmi

Lapsi.al 23 October 2022
Salman Rushdie humb shikimin nga një sy dhe lëvizjen e një dore

Shkrimtari Salman Rushdie ka humbur shikimin në njërin sy dhe përdorimin e njërës dorë. Kjo si pasojë e goditjes me thikë në Nju Jork në gusht.

“Ai ka rreth 15 plagë të tjera në gjoks. Ishte një sulm brutal”, - tha Andrew Wylie, një agjent i tij me bazë në Nju Jork, për gazetën spanjolle El País.

Wylie tha se nuk mund të zbulonte vendndodhjen e romancierit. Rushdie është përballur prej kohësh me kërcënime me vdekje për romanin e tij të vitit 1988 "Vargjet Satanike". Shumë myslimanë e konsiderojnë librin si blasfemi. Personi i akuzuar për sulmin, Hadi Matar, 24 vjeç, i lindur në SHBA, është deklaruar fajtor për tentativë vrasjeje.

"Ai ka humbur shikimin e njërit sy. Ka 3 plagë të rënda në qafë. Njëra dorë është e paaftë sepse i ishin prerë nervat në krah" – tha agjenti. I pyetur nëse autori ishte ende në spital, ai u përgjigj: "Nuk mund të jap asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Ai do të jetojë... Kjo është gjëja më e rëndësishme."

Sulmi ndodhi në Institutin Chautauqua në shtetin e Nju Jorkut më 12 gusht. Rushdie ishte gati të mbante një fjalim për mënyrën sesi SHBA ka shërbyer si strehë për shkrimtarët. Romancieri u detyrua të fshihej për gati 10 vjet pas botimit të Vargjeve Satanike. Shumë myslimanë thanë se portretizimi i Profetit Muhamed fyente besimin e tyre.

LEXO EDHE: Salman Rushdie: Bota ka ndryshuar, tani “fake news” dalin nga Shtëpia e Bardhë

Ai u përball me kërcënime me vdekje edhe nga udhëheqësi i atëhershëm iranian, Ayatollah Ruhollah Khomeini. Ai nxori një fetva - apo dekret - duke bërë thirrje për vrasjen e Rushdie. Për këtë ai vendosi një shpërblim prej 3 milion dollarësh për kokën e autorit. Fetvaja mbetet aktive dhe megjithëse qeveria e Iranit është distancuar nga dekreti i Khomeinit. Një fondacion fetar pothuajse zyrtar iranian shtoi 500 mijë dollarë të tjera në shpërblim në 2012.

“Rreziku kryesor është ai me të cilin ai u përball për shumë vite pas vendosjes së fetvasë. Tani del një person i rastësishëm nga askund dhe sulmon. Pra, nuk mund të mbrohesh nga kjo. Është krejtësisht e papritur dhe e palogjikshme. Ishte si vrasja e John Lennon" – tha ai.

Rushdie lindi në Indi në vitin 1947. Ai u dërgua në shkollë me konvikt në Angli përpara se të studionte në Universitetin e Kembrixhit. Në vitin 2007, ai u shpall kalorës për shërbime në letërsi. Sulmi pasoi një valë mbështetjeje për të ndërsa ajo u konsiderua gjerësisht si një sulm ndaj lirisë së shprehjes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Covid-19/ Asnjë humbje jete, 18 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti - Covid-19, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizua...

17:36

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI