Flash

Rama kërkon ndihmën e Izraelit kundër sulmeve të Iranit

Lapsi.al 23 October 2022
Rama kërkon ndihmën e Izraelit kundër sulmeve të Iranit

Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të diel një vizitë në Izrael. Mësohet se fokusi i takimit me zyrtarët izraelitë do të jetë mbi sigurinë kibernetike dhe sulmet kibernetike të Iranit ndaj vendit tonë.

Kryeministri dhe ministrat e tij do të zhvillojnë një takim me presidentin Isaac Herzog. Ai do të pritet edhe nga kryeministri Yair Lapid, por edhe lideri i opozitës Benjamin Netanyahu dhe kryetarin e Kuvendit Mickey Levi.

Rritja e numrit të sulmeve kibernetike që janë kryer nga Irani kundër Shqipërisë ka çuar në tensione mes dy shteteve. Shqipëria i ndërpreu marrëdhëniet me Iranin në shtator. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI