Flash

Plani i Elon Musk për 'Twitter'

Lapsi.al 23 October 2022
Plani i Elon Musk për 'Twitter'

Elon Musk thuhet se planifikon të shkurtojë fuqinë punëtore të Twitter  nëse marrëveshja e tij për të blerë kompaninë përfundon.

Musk u tha investitorëve të mundshëm se ka në plan të pakësojë fuqinë punëtore të kompanisë me "një të katërtën" deri në fund të vitit të ardhshëm, duke ulur listën e pagave me rreth 800 milionë dollarë.

Themeluesi i Tesla pritet të mbyllë marrëveshjen e tij për të blerë Twitter deri më 28 tetor, sipas Post. Lëvizja e tij për të zotëruar kompaninë e mediave sociale vjen pasi ra dakord të blinte Twitter në prill.

Gati tre muaj më vonë, ai ndryshoi mendje dhe njoftoi se planifikonte të tërhiqej nga marrëveshja, duke pretenduar se Twitter ishte në "shkelje të dispozitave të shumta" të një marrëveshjeje origjinale. Musk pretendoi se platforma nuk zbuloi se sa robotë ishin përdorues. “Twitter ka dështuar ose ka refuzuar të japë këtë informacion”, deklaroi avokati i tij Mike Ringler. “Ata kanë injoruar kërkesat e tij.”

Mirëpo, kompania më pas ngriti një padi kundër Musk, me shpresën për ta detyruar atë të vazhdojë me blerjen. Në fillim të këtij muaji, Elon propozi blerjen e platformës me çmimin origjinal për të cilin ai ra dakord, me kusht që Twitter të hiqte dorë nga padia./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/10/14/elon-musk-nen-hetim-federal-shkak-blerja-e-twitter/

 

Të këshilluara

Kanye West blen aplikacionin "Parler"

Kanye West ka blerë së fundmi aplikacionin "Parler" i cili u ndalua nga Apple dhe Google. “Në një botë ku opinionet konservatore konsiderohen të diskutueshme...

12:20

Rikthehet trendi i vetullave të holla

Nicola Peltz i pëlqen të eksperimentojë kur bëhet fjalë për pamjen e saj. Dhe së fundmi duket se ka eksperimentuar me trendin e vetullave super të holla. Edhe p...

15:27

Microsoft Office ndryshon emrin

Pas më shumë se 3 dekadash,  Microsoft Office, gjigandi i teknologjisë së shpejti do të riemërohet si "Microsoft 365". Sipas The Verge, Excel, Outlook, Word ...

15:21

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI