Flash

Pezullohet shefi i krimeve pas sherrit të “gangsteres së Bilishtit”

Lapsi.al 23 October 2022
Pezullohet shefi i krimeve pas sherrit të “gangsteres së

Shefi i krimeve në Komisariatin e Devollit është pezulluar nga detyra për 3 ditë. Ndaj tij ka nisur një verifikim për veprën “kryerja e veprimeve arbitrare”. Kjo masë është marrë pas ankesës për dhunë të bërë në AMP nga Marsel Buçi. Të riut iu dogj makina nga persona të panjohur pak ditë më parë.

Mbrëmjen e së shtunës u shoqërua në komisariat e reja Deizi Arapi. Ajo njihet në rrjetet sociale si “Gangsterja e Bilishtit”. Në komisariat u shoqërua edhe Marsel Buçi. Ata kanë akuzuar njëri tjetrin publikisht për makinat e deleguar, ndaj policia kërkoi të bënte një ballafaqim.

Gjatë përballjes në komisariat mes palëve, familjarët e Marselit kanë telefonuar deputetin e PD-së Bledjon Nallbati. Ai ka qenë prezent në ambientet e jashtme të komisariatit për tu interesuar për ngjarjen.

Buçi pretendon se shefi i krimeve e ka goditur në zyrë. Për këtë ai ka bërë ankesë pranë AMP-së e cila po bën hetime lidhur me këtë rast. Shefi i krimeve është pezulluar për 3 ditë deri sa të vendoset përfundimisht nga hetimet nëse do të ketë shkelje të tij apo do të rikthehet në punë.

Marsel Buçit iu shkrumbua makina "Volkswagen" e parkuar para shtëpisë së tij. Ai është punonjës i një karburantit që u akuzua më herët nga Deizi Arapi si autor i zjarrvënies së mjetit të saj më 25 shtator të këtij viti.

Arapi bëri përgjegjës edhe deputetin e Partisë Demokratike Bledion Nallbati. Për këtë të fundit, ajo tha se ka pasur rol urdhërues në ngjarje, pas konflikteve që kanë pasur konflikte në të shkuarën. Arapi ka deklaruar se konflikti me Nallbatin nisi 4 vite më parë kur nëna e saj u pushua nga puna si pastruese në Bashki. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI