Flash

Partia e Lirisë i bashkohet Berishës në protestën për Lear Kurtin

Lapsi.al 23 October 2022
Partia e Lirisë i bashkohet Berishës në protestën për

Partia e Lirisë ka deklaruar se ditën e sotme do të jenë pjesëmmarrës në protestën e organizuar nga Partia Demokratike dhe kryetari i saj Sali Berisha në kuadër të vdekjes së të riut Lear Kurti.

Silva Caka deklaroi se çdo qytetar duhet të jetë në këmbë ndërsa theksoi se protesta është reagimi më i vogël që mund të bëjë secili prej nesh.

Lexo më tej: Sërish protestë para ministrisë së Brendshme 

“Jemi në këtë komunikim për të risjellë edhe një herë në vëmendjen e të gjithëve, ngjarjen makabre të vrasjes me dashje të 32 vjeçarit Lear Kurti, nga Policia e Shtetit.

Rasti i përsëritur, njësoj si në vrasjen e Klodian Rashës. U tentua të manipulohej, me qëllim denigrimin e figurës së të ndjerit. Por provat dhe faktet ulërijnë për implikimin e Policisë së Shtetit. Është e qartë që kemi të bëjmë me një polici shteti, e cila frymëzohet nga shkelja e ligjit, njësoj si drejtuesit e tyre, Ardi Veliu, Bledi Çuçi dhe Edi Rama. Deviza e Ministrit të Brendshëm “pa krim nuk ka zhvillim”, nuk janë fjalë të thëna rëndom në një intervistë televizive, por e vetmja mënyrë pune e kësaj qeverie.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka konstatuar shkelje të rënda gjatë shoqërimit të 32 vjeçarit Kurti. Ku, më e madhja dhe më çnjerëzorja mbetet shoqërimi në Komisariat. Edhe pse i shoqëruari kishte shfaqur probleme shëndetësore e duhej çuar menjëherë në spital.

Fotot ku i ndjeri shihet me pranga, i pajetë në krevatin e spitalit janë fytyra e kësaj qeverie. Gjithashtu është gjëja më makabër që mund të jetë parë ndonjëherë.

Çdo qytetar duhet të jetë në këmbë për të protestuar ndaj kriminelëve që kanë uzurpuar qeverisjen e vendit. Dhe protesta është legjitime dhe reagimi më i pakët që mund të bëhet ndaj kriminelëve në pushtet. Atyre që vrasin, dhunojnë, përdhunojnë dhe përpiqen të përdhosin edhe viktimat.

Partia e Lirisë është në mbështetje të plotë të të gjitha protestave kundër krimit. Krimit që po helmon në mënyrë të përditshme jetën dhe qetësinë e qytetarëve”, deklaroi ajo.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI