Flash

Irani raporton sulm kibernetik ndaj agjencisë bërthamore

Lapsi.al 23 October 2022
Irani raporton sulm kibernetik ndaj agjencisë bërthamore

Organizata për Energji Bërthamore e Iranit tha se një server e-mailash i kësaj organizate është hakuar nga një shtet i huaj, raportoi media shtetërore më 23 tetor. Kjo organizatë tha se hakerët kanë publikuar disa informacione në internet.

Ky njoftim vjen një ditë pasi grupi i hakerëve iranianë, Black Reward, pretendoi se ka hakuar sistemin e brendshëm të postës elektronike të Kompanisë iraniane për Prodhimin dhe Zhvillimin e Energjisë Bërthamore.

Ky grup deklaroi përmes rrjeteve sociale se mbështet protestat që po vazhdojnë në Iran, që u nxitën nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini. Ajo vdiq teksa po mbahej nga policia e moralit të Iranit.

Informacionet e publikuara thuhet se përfshijnë “planet e menaxhimit dhe funksionimit të pjesëve të ndryshme të uzinës Bushehr” dhe “kontratat dhe marrëveshjet për zhvillim bërthamor” që Irani ka lidhur “me partnerët vendas dhe të huaj”.

Organizata për Energji Bërthamore tha se ky sulm kibernetik “ka pasur për qëllim të marrë vëmendjen e publikut”.

“Duhet të vihet në pah se përmbajtja e e-maileve përfshin mesazhe teknike dhe rutinore që shkëmbehen në baza ditore nga përdoruesit e tyre”, tha media shtetërore iraniane.

Bisedimet midis Iranit dhe fuqive botërore, që synojnë ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 kanë ngecur. Shtetet e Bashkuara thonë se Teherani ka treguar pak interesim për ringjalljen e paktit.

Irani e ka akuzuar SHBA-në se po tenton të përfitojë koncesione në bisedimet bërthamore duke mbështet protestat që po mbahen lidhur me vdekjen e Aminit. /REL 

LEXO EDHE: Hakerohet televizioni shtetëror i Iranit

Të këshilluara

Covid-19/ Asnjë humbje jete, 18 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti - Covid-19, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizua...

17:36

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI