Flash

U kapën me kontrabandë, çifti i farmacistëve në Sarandë kundërshtojnë kontrollin e banesës

Lapsi.al 22 October 2022
U kapën me kontrabandë, çifti i farmacistëve në

Çifti i farmacistëve Kristo dhe Aleksandra Angjelo, të cilët prej 13 tetorit ndodhen në “Arrest shtëpie”, të arrestuar pas operacionit “Storage” ku u zbuluan mbi 1200 medikamente kontrabandë, kundërshtojnë në gjykatë kontrollin e banesës së e tyre të kryer nga policia. Çështja është regjistruar të premten në 21 tetor në gjykatën e Sarandës. Objekti i padisë së çiftit është: “Deklarimin e pavlefshëm të aktit procedural të procesverbalit të datës 10.10.2022 të kontrollit të banesës”.

Padia do të shqyrtohet nga Gjyqtarja Suela Xhani në ditët në vijim. Në 10 tetor policia e Sarandës ushtroi kontroll fillimisht në farmacinë e çiftit në lagjen nr.2 ku u gjetën një sasi medikamentesh të llojeve të ndryshme, të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës, të cilat ishin futur kontrabandë. Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës së këtyre dy shtetasve, të cilët sipas policisë, janë munduar që t’i orientojnë uniformat blu në një banesë tjetër, me qëllim shmangien e kontrollit në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e bashkëshortëve. Ata kanë konstatuar dy dhoma në të cilat ishin magazinuar 1287 lloje medikamentesh mjekësore në sasi të ndryshme, me vlerë rreth 70 mijë euro. Medikamentet mjekësore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI